Bota

Mësuesit në Mbretërinë e Bashkuar do regjistrojnë online 10 mijë mësime


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:21 - 28/06/20 |
el ida

Qeveria në Mbretërinë e Bashkuar po përgatitet të japë 4,3 milionë paund për të ngritur strukturën e mësimit online për vitin e ri akademik.

Pavarësisht se kryeministri britanik, Johnson lajmëroi Parlamentin se shkolla fillore dhe e mesme do të nisë në shtator 2020, mësuesit do të regjistrojnë 10 mijë mësime në korrik, pasi duket e pamundur që shkolla të nisë me kapacitet të plotë.

Sipas The Guardian, Akademia Kombëtare e Arsimit po financon shkollën online, dhe ka rekrutuar 300 mësuesë për të krijuar një fond me mësime të regjistruara, të cilat mbulojnë të gjithë kurikulumin e shkollave fillore dhe të mesme.

Ky do të shërbejë si një plan rezervë në rast se shkollat nuk do të hapen si shkak i rritej së numrave të të infektuarve./Opinion.al

Pas