Lionel Messi vendosi një tjetër rekord në futbollin spanjoll. Sulmuesi i Barcelona me dy golat e shënuar në fitoren 4 – 0 me Eibar e kaloi edhe kuotën e 20 edhe për këtë sezon.
Kjo është e teta herë për të duke kaluar kështu emra të njohur si Cristiano Ronaldo, Alfredo Di Stefano dhe Ferenc Puskas me nga shtatë sezone që kanë prekur këtë kuotë. Megjithatë Messi është larg kreut ku ndodhet Ronaldo me 27 gola.
Sot në mbrëmje e ka radhën Atletico Madrid që do të përballet me Valencia. Momentalisht Barcelona është 11 pikë e shkëputur nga Atletico dhe 12 nga Real. Skuadra katalanase duket se nuk do të lëshojë titullin kampion edhe këtë sezon, duke treguar se është zotëruese e futbollit në Spanjë.
Tv Klan