Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha fushatë të veçantë në Kavajë, me praninë e figurave ndërkombëtare

2025/04/25 at 10:10 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha fushatë të veçantë në Kavajë, me praninë e figurave ndërkombëtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një miting elektoral në qarkun e Kavajës, nga ku dhe vijoi me prezantimin e programit të tij qeverisës.

E veçanta e këtij mitingu, është fakti se kanë marrë pjesë figura ndërkombëtare, të cilët mbështetin Sali Berishën në këto zgjedhje parlamentare të 11 Majit. Prezentë ishin Elmar Brok (ish-deputet i Parlamentit Evropian), Antonio López-Istúriz White (anëtar i Partisë Popullore Evropiane), Andres Pastrana (në lidhje të drejtpërdrejtë, ish-President i Kolumbisë).

Arsyeja përse Berisha zgjodhi që këto personazhë t’i marrë në Kavajë, duket se lidhet me faktin që Bashkia ka në krye demokratin Fisnik Qosja.

Kryedemokrati tha se ndërkombëtarët kanë treguar mbështetje të fort për Partinë Demokratike dhe rotacionin politik në vend sipas tij.

E duke qenë se Kavaja “u përket” demokratëve, Berisha tha se ky qark vendosi për demokraci dhe përmbysje të asaj që ai quan narkoshtet.

“Qytetarë dhe qytetare të Kavajës, burra dhe gra, djem e vajza të lirisë, qytetarë të fitores, mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen time më të pakufishme, nderimin tim më të madh për ju.

Demokrate e demokratë, për mbarë popullin e Kavajës, për kavajasit kudo që janë sot, në Shqipëri, diasporë dhe kudo që ndodhen. Kam ardhur në qytetin tuaj të bekuar, ju kam takuar ju, njerëz të nderuar, qytetarë të nderuar, me dhjetëra e qindra herë. Por sonte kam kënaqësinë më të madhe se në çdo takim tjetër që kemi patur së bashku, sepse sonte kemi në Kavajë, miq të mëdhenj, miq të çmuar të Partisë Demokratike dhe të demokracisë shqiptare, që në ditët e para të tyre e gjer sot.

Miqtë e mi, sonte këtu me ne, kemi zëvendëspresidentin e Internacionales Demokristiane të Qendrës, mikun e madh të demokracisë shqiptare dhe të shqiptarëve, Elmar Brok, i cili ka mbështetur në momente kritike Partinë Demokratike dhe demokracinë shqiptare dhe është sot këtu për të mbështetur përsëri në këtë betejë epike, vendimtare tonën ndaj narkodiktaturës dhe triumfin e demokracisë.

Kam nder dhe kënaqësi që jam sot këtu me të nderuarin Antonio López-Istúriz White, Sekretari Ekzekutiv i e Internacionales Demokristiane të Qendrës, dhe deputet në Parlamentin Europian. Antonio López-Istúriz white, është një mik i madh, i shquar dhe i kahershëm i PD-së. Prania e tij sot këtu, njëlloj si në 2005 lajmëron fitoren tonë me 11 maj.

Një mirënjohje të veçantë kam për zonjën Angelika Lang, Ombudsman në Stockholm, Suedi. Marrëdhëniet tona me partinë simotër suedeze, kanë qenë dhe mbeten të shkëlqyera. Mbështetja e tyre për ne këtë fushatë është e një rëndësie të madhe cilësore.

Ne jemi shumë të nderuar nga prania e miqve tanë nga Venezuela që luftojnë prej vitesh diktaturën e Maduros. Mary Ponte, sekretare primare e partisë ‘Drejtësia e Para’ e Venezuelës, si dhe të dashurit Luiz dhe Tereza nga CDI.

Miq, këta miq të nderuar e kanë nderuar Kavajën. Por dhe ju, qytetare dhe qytetarë të Kavajës, keni nderuar njerëz të lirë, keni nderuar lirinë, vlerat virtytet e njerëzve të lirë në Shqipëri dhe në mbarë botën dhe meritoni plotësisht nderimin dhe respektin e tyre.

Ftoj shqiptarët të mos harrojnë se sot paradite në Velipojë, Edi Ramën e shoqëronte Pëllumb Gjoka dhe Charles McGonigal. E shoqëronte Saimir Tahiri, Lefter Koka, Alqi Bllako, Erion Veliaj. E shoqëronin pra një bandë e vërtetë shqiptare e ndërkombëtare. Edi Rama të ardhme nuk ka.

Dy javë na ndajnë nga dita e fitores, dita e triumfit. Unë po vij nga tur dy ditor në jug dhe kudo në sheshet e qyteteve, në brigjet në fshatra, frynte erë e fitores, erë e triumfit. Jugu më i vendosur se kurrë, më entuziast se kurrë për tu ndarë me të keqen që e ka emrin Edi Rama. Por Kavaja është përsëri, përsëri qyteti i cili përmbysi i pari diktaturën komuniste dhe do të përmbysë i pari narkodiktaturën.

Më lejoni në emër tuaj, ti përcjellim presidentit të CDI-së, ish-presidentit të Meksikës, Andrés Pastrana Arango, nderimet më të mëdha, përshëndëtjet më të përzemërta. Nën drejtimin e tij, CDI-ja do të ishte institucioni i parë madhor, grupon 110 parti politike të qendrës së djathtë të mbarë botës.

Do të ishte institucioni i parë ndërkombëtar që do të damkoste, regjimin e Tiranës, regjimin e Edi Ramës si narkodiktaturë dhe kjo ishte mbështetje e jashtëzakonshme për ne”, tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
-Shëndeti

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

8 Korrik, 2025 12:08 pm
Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin
Sport

Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin

8 Korrik, 2025 12:05 pm
Rama dhe stafi i Kryeministrisë dhurojnë gjak: Ndihmojmë ata që kanë nevojë, por…
Aktualitet

Rama dhe stafi i Kryeministrisë dhurojnë gjak: Ndihmojmë ata që kanë nevojë, por…

8 Korrik, 2025 11:55 am
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën turisti i huaj
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën turisti i huaj

8 Korrik, 2025 11:42 am
Sarandë/Çadra e shezlonge në hapësirë publike, procedohet administratorja e biznesit
Aktualitet

Sarandë/Çadra e shezlonge në hapësirë publike, procedohet administratorja e biznesit

8 Korrik, 2025 11:40 am
“Izraeli u përpoq të më vriste”/Presidenti iranian:Teherani, i hapur për dialog me..
Bota

“Izraeli u përpoq të më vriste”/Presidenti iranian:Teherani, i hapur për dialog me..

8 Korrik, 2025 11:40 am
Roli i prokurorëve në fokus, Dumani: Jemi të hapur për rekomandime
Aktualitet

Roli i prokurorëve në fokus, Dumani: Jemi të hapur për rekomandime

8 Korrik, 2025 11:32 am
FOTO/Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
Aktualitet

FOTO/Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit

8 Korrik, 2025 11:27 am
Hapet gara për Drejtor Departamenti të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hapet gara për Drejtor Departamenti të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit

8 Korrik, 2025 11:22 am
Nis sot aplikimi në universitete, gjithçka që maturantët duhet të dinë
Aktualitet

Nis sot aplikimi në universitete, gjithçka që maturantët duhet të dinë

8 Korrik, 2025 11:03 am
Para
Real Madrid mendon të bojkotojë finalen ndaj Barcelonës

Real Madrid mendon të bojkotojë finalen ndaj Barcelonës

Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit

Horoskopi për sot, 26 prill 2025

Moti i paqëndrueshëm, ja si priten që të jenë kushtet atmosferike javën e ardhshme

Temperatura të ulëta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti për ditën e sotme

TE FUNDIT

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
8 Korrik, 2025

Djegia nga dielli është një problem i përhapur që mund të shkaktojë dëmtime serioze në lëkurë, ndaj kujdesi i duhur...

Lexo më shumë

Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin

Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin
8 Korrik, 2025

Mbrëmjen e sotme, Egnatia do të luajë aktin e parë të raundit kualifikues të Champions League. Rrogozhinasit presin në shtëpi...

Lexo më shumë

Rama dhe stafi i Kryeministrisë dhurojnë gjak: Ndihmojmë ata që kanë nevojë, por…

Rama dhe stafi i Kryeministrisë dhurojnë gjak: Ndihmojmë ata që kanë nevojë, por…
8 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama dhe stafi i Kryeministrisë kanë dhuruar gjak këtë të martë, si çdo vit në kuadër të nismës...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën turisti i huaj

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën turisti i huaj
8 Korrik, 2025

Një aksident në pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër. Sipas asaj që raporton...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com