Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesila Doda ngre çështjen çame në Gjenevë: Dramë e pazbardhur, u shkelën të drejtat njerëzore

2016/10/25 at 8:02 PM
në Aktualitet, Komente, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Mesila Doda ngre çështjen çame në Gjenevë: Dramë e pazbardhur, u shkelën të drejtat njerëzore

Fjalimi ne Gjeneve gjatë Unionit ndërparlamentar, i Deputetes së PDIU, Mesila Doda:


Të nderuar zonja e zotërinj deputetë

Të nderuar shkëlqesi

Është një rast i jashtëzakonshëm për mua të jem sot e pranishme në këtë seancë në të cilën flitet për thelbin e qytetërimit tone, respektimin e të drejtave të njeriut dhe pasojat katastrofike që sjell pashmangshmërisht mosrespektimi i tyre. Historia e njerëzimit njeh shembuj të panumërta të cënimit të tyre, shembuj të afërt e të largët, por unë dua sot të sjell para jush një histori personale, që vjen nga një tragjedi genocidi e përjetuar nga rreth30.000 shqiptarëve të çamërisë, krahinës që sot përfshihet nëGreqinë e Veriut, të cilët jetuan, u torturuan dhe në fund u deportuan duke humbur çdo të drejtë njerëzore përfshirë edhe jetën, në spastrimin etnik që bandat pronaziste të kohës bënë me to.

Tash siç e thashë qysh në fillim kjo histori më përket personalisht. Sot im bir nuk gëzon dot asnjë nga të drejtat që duhet të kishte të trashëguar nga gjyshi i tij, nuk ka dot nënshtetësinë, shtëpitë dhe pronat e gjyshërve të tij, nuk mundet të kërkojë të drejtat që rrjedhin nga kjo trashëgimi sepse shteti grek mban në këmbë ende një ligj lufte të shpallur nga mbreti iGreqise në vitin 1940 dhe e përdor këtë si një modalitet juridik që gjithë trashigimtarët e shqiptarëve të çamërisë të mos e përdorin dot kërkimin e të drejtës në gjykatat e shtetit grek dhe më tutje në atë të Strasburgut. Ndërkohë të drejtat e njeriut mbeten të dhunuara, genocidi mbetet i padënuar.

Do e nis illustrimin e mohimit drejtave njeriut me dy Konventa të OKB; Konventën për parandalimindhe dënimin e krimeve te Genocidit 1945 dhe Konventën për krimet e luftës 1968.
Shqipëria dhe Greqia janë vende anëtare dhe kanë firmosur në të dyja këto Konventa. Në to përcaktohen qartë detyrimet e shteteve anëtare për të zbardhur dhe dënuar çdo formë të krimeve të luftës dhe ato të spastrimit të një etnie, race apo grupimi tjetër. Në to përcaktohen edhe mosamnistimi, sepse janëvepra me pasoja të rënda për njerëzimin, ndaj kjo çështje nuk është tabu, ndaj duhet të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe të zbardhim njëherë e përgjithmonë çdo vrer e krim mes nesh, sepse e vërteta dhe vetëm e vërteta do krijojë mes nesh atë energji pozitive që do çlironte marrëdhëniet tona. Sepse e vërteta dhe vetëm ajo do çlironte shtetin fqinj nga demonët e të shkuarës.

Tash po kaloj tek akti më i rëndësishëm ndërkombëtar; Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe LiriveThemelore

Artikulli 2 – E drejta e jetës mbron të drejtën e çdo personi përtë jetuar.
Ky nen është shkelur, i është mohuar e drejta e jetës mbi 3000 burrave, grave e fëmijëve.
Artikulli 3 – Ndalimi i torturës ndalon torturën dhe trajtimin osendëshkimin çnjerëzor apo degradues.
Dëshmitë gojore, ato të ushtrive aleate dhe gjithë të afërmve tëviktimave dëshmojnë për dhunimin e këtij neni.
Artikulli 5 – Liria parashikon se gjithkush ka të drejtën e lirisëdhe sigurisë së personit.
25.000 persona u shtrënguan të shpërngulen në kushtet e njëpasigurie të lartë dhe terrori, ndaj ky nen u dhunua.
Artikulli 9 – Liria e ndërgjegjes dhe e fesë. Shqiptarët u vranëdhe u përzunë për shkak të etnisë por edhe religjionit islam qëata i përkisnin. Unë vetë jam katolike por asgjë nuk do me pengojë të respektoj të vërtetën dhe religjionin e tjetrit. Qytetërimi ynë është ndërtuar mbi këtë bazë respekti.
Artikulli 14 – Ndalimi i diskriminimit, ndalon diskriminimin nëbazë të “gjinisë, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, mendimit politikapo mendimeve të tjetra, origjinës kombëtare apo klasore, përkatësisë në një minoritet kombëtar, pronës, lindja apo ndonjëstatus tjetër”
Protokolli 1 Artikulli 1 i Konventës,

E drejta e pronës garanton të drejtën e gëzimit paqësor tësendeve në pronësi. Ende sot e kësaj dite shqiptarët e çamërisënuk kanë shtëpitë, tokat e pronat e tyre. Cënimi i kësaj të drejtevazhdon edhe sot. Ata nuk mundet as të vizitojnë shtëpitë ku kalindur sepse shteti i sotëm grek vazhdon me të njëjtin arbitraritetsi ata pararendës,

Të nderuar shkëlqesi

Une vij nga nje komb-fisnik mes kombeve. Shqiperia ishte ivetmi vend evropian qe kishte me shume hebrenj pas fundit teluftes sesa para luftes. Nuk e them kete kot. Shqiptaret e Camerise u vrane dhe u debuan nga Cameria, porsi u vrane dheu debuan hebrenjte e Janines, kryeqendres se Camerise, nga te njejtet fajtore, trupat e Napoleon Zerves dhe bashkepunetoret naziste.

Unë vij nga një vend ku religjionet kryesore të vendit myslimanë, ortodoks e katolikë jetojnë jo thjesht në harmoni por në vëllazëri mes tyre. Ky është vendi im i cili ka jetuar nëpër një dramë të pashembullt këto 100 vitet e fundit. Shqiptarë të ndarë në 5 shtete, të vrarë të torturuar, të vjedhur e shumë shpesh edhe pa varre për të nderuar të rënët.
Kjo është historia jonë, kjo është historia edhe e familjes së tim shoqi, të tim biri dhe paraardhësve të tyre. Djali im nuk ka meri. Ka falur shtetin grek per masakren historike. Por sot, shteti grek vijon te jete ne anen e gabuar te hisorise, duke justifikuar vrasjet mostruoze pa kerkuar nje falje dhe duke mos pranuar te lejoje rikthimin e ketyre njerezve ne shtepite e tyre dhe rikthimin e të drejtave të tyre. Thene ndryshe shteti grek vijon te barazoje veten me regjimet hitleriane dhe staliniste dhe jo me gjermanine demokratike dhe ukrainen demokratike, kroacinë europiane, shtete këto që i kanë zgjidhur çështje të tilla të ngjashme me histori minoritetesh genocidiale.

Prandaj, unë sot e shtroj këtë ceshtje në këtë asamble sepse askush më mirë se parlamentarët nuk mundet të kuptojë dramën e pazbardhur dhe zërin e heshtur të të drejtave njerzore.

Etiketa: cameceshtjaGjeneveMesila Doda


Ju sugjerojmë

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
Bota

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

14 Korrik, 2026 9:35 am
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
Para
Receta/ Si të luftoni migrenën me kripë e limon

Receta/ Si të luftoni migrenën me kripë e limon

Zbulohet punishtja e drogës, sekuestrohen mbi 6000 bimë kanabis në Shkodër

FOTO/ Kjo është magazina e drogës në Mamurras, ja kush është pronari

Video-Stop/ Të rinjtë e FRESSH kërkojnë ‘hedhjen’ e kryeministrit Rama në kazan

Video-Stop/ Të rinjtë e FRESSH kërkojnë 'hedhjen' e kryeministrit Rama në kazan
















TE FUNDIT

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
14 Korrik, 2026

Përsa i përket zjarrit në Llaman, situata është normalizuar. Në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm zjarri është fikur totalisht....

Lexo më shumë

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
14 Korrik, 2026

Vala e të nxehtit vijon të godasë Evropën, me Italinë ndër vendet më të prekura. Pas ditësh me temperatura të...

Lexo më shumë

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
14 Korrik, 2026

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së nëntë...

Lexo më shumë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}