Kronikë

Merret peng një person në autostradën Tiranë-Durrës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:14 - 03/10/22 |
Opi Nion

Një person është marr peng në autostradën Durrës-Tiranë. Personi i marrë peng dyshohet të jetë Indrit Beqriaj, i skeduar si trafikues lëndësh narkotike.

Personi që u rrëmbye ka treguar në polici se ishte duke udhëtuar me vëllain me motor në momentin kur një mjet u preu rrugën dhe u përplasën.

Pas përplasjes, motori doli nga rruga dhe dy vëllezërit janë konfliktuar me personat që ndodheshin në automjetin që u preu rrugën. Në konflikt e sipër, personat që ndodheshin në automjet e kanë marrë qytetarin me iniciale I.B në automjet dhe janë larguar.

Megjithatë, pas reagimit të policisë, ata e kanë lënë diku në rrugë personin që rrëmbyen dhe janë larguar. Denoncimi u bë nga vetë I.B dhe vëllai i tij. Tashmë policia po e trajton rastin si heqje të paligjshme të lirisë.

Pas