Aktualitet

“Merhaba”, Rama në kantierin e spitalit të ri në Laç:Hapet brenda 4 muajsh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:32 - 16/02/21 |
Semiljana Azizi

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme punimet për spitalin e ri që pritet të ndërtohet në Laç, teksa ndërtesa e vjetër u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas kryeministrit Rama spitalit të ri do të hapë dyert brenda 4 muajsh. Ndër të tjera ai iu ka dhënë dhe një këshillë zbatuesve të projektit, që të reabilitojnë dhe fasadat që ndodhen para spitalit.

Rama: Ajo fasada përballë spitalit të rregullohet. Të lidhet me godinën

Zbatuesit e projektit: Patjetër!

Rama përshëndet punonjësit te firmës turke të ndërtimit: Merhaba!

Rama: Po lagja tjetër atje lartë?

Kryebashkiakja: Janë bërë gati dy pallate. Po ndërtohet me 3 turne. Në krahun tjetër po punohet për fasadat e qytetit./Opinion.al

Pas