Kronikë

Mendohet se dorëzoi shokun tek vrasësit, çfarë tha Gjovalin Alia në polici


               Publikuar në : 11:35 - 12/11/19 |
xhu lia

Mëngjesin e sotëm bashkëpunëtori i dyshuar për vrasjen e Eri Zefit në Mirditë, Gjovalin Alia, i është dorëzuar policisë.

Sipas pistës së bluve mendohet se Alia, i cili ka qenë shoku i fëmijërisë i Zefit ka dorëzuar viktimën tek personat që donin ta vrisnin duke e nxjerrë atë natë nga shtëpia.

Por Alia e ka mohuar këtë version gjatë marrjes në pyetje në polici ku mësohet të ketë dhënë një tjetër version për ngjarjen.

“Kam qenë duke udhëtuar me Eri Zefin, por nuk e kam nxjerrë në prite për ta ekzekutuar. Kanë dalë për të na grabitur dhe kanë dashur të më vrasin dhe mua”,-ka thënë ai.

Eri Zefi u ekzekutua me 6 plumba mbrëmjen e 2 Tetorit disa metra larg Rrugës së Kombit në  fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës.

Mendohet se vrasja e tij ka ardhur për motivin e gjakmarrjes pasi në shkurt të këtij viti, i vëllai, Ndue Zefi ka vrarë si pasojë e një sherri për motive të dobëta, fqinjin e tij 45-vjeçar Martin Ndreca në një lokal në Durrës./Opinion.al/

Pas