Aktualitet

Kreu i KLP: Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet brenda 14 dhjetorit


               Publikuar në : 11:40 - 12/11/19 |
Al Do

Shqipëria do të ketë Prokurorin e Ri të Përgjithshëm brenda datës 14 dhjetor. Kështu u shpreh sot Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, pas mbledhjes ku u miratua metodologjia e vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve.

“Në rastin më të keq, 30 ditë nga e pasnesërmja (e enjte, 14 nëntor), Shqipëria do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm”, tha Ibrahimi.

Ai konfirmoi se të mërkurën do të kryhen intervistat me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çelaj, ndërsa të enjten lista me renditjen e pikëzuar do t’i dërgohet Kuvendit.

Gjatë seancës së sotme KLP shqyrtoi gjithashtu deklaratat e dy anëtarëve, Esmeralda Keshi dhe Tartar Bazaj, për konflikt interesi me kandidaten Arta Marku. Megjithatë anëtarët e KLP vlerësuan me votë se pretendimet e tyre nuk i pengojnë për të marrë pjesë në procesin e pikëzimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. /Opinion.al

Pas