Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mendes zbulon prapaskenat, si vendosi Ronaldo për Juventusin

2018/12/18 at 11:30 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mendes zbulon prapaskenat, si vendosi Ronaldo për Juventusin

Superstari i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e kishte bërë të qartë se ishte i gatshëm të bashkohej me kampionët e Seria A që janarin e kaluar, njoftoi agjenti Jorge Mendes. 33-vjeçari u largua nga Real Madridi për te bardhezinjtë falë një marrëveshjeje mahnitëse prej 112 milionë eurosh, vetëm pasi i ndihmoi gjigandët spanjollë në triumfin e tretë radhazi të Ligës së Kampionëve.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është përshtatur në mënyrë të përsosur te Juve, duke shënuar 11 gola në Serie A (12 gola në të gjitha garat), teksa Mendes pretendoi se bisedimet për ta dërguar Ronaldon në Torino kishin nisur të zhvilloheshin që në fillim të vitit.


Në të vërtetë, Mendes thotë se ai foli me hierarkinë drejtuese të Juventusit, përfshirë drejtorin sportiv, Fabio Paratici, dhe presidentin Andrea Agnelli, para se bardhezinjtë të përballeshin me Real Madridin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, sezonin e kaluar.

“Ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit, kështu që shumë ekipe e donin, – tha Mendes përmes “Tuttosport”. – Juve meriton një bravo të madhe, sepse bëri që kjo marrëveshje të ndodhë. Cristiano më tha që në janar, se dëshironte të bashkohej me bardhezinjtë.

Në atë moment nuk mendova se një marrëveshje do të ishte e mundur, por kam gabuar në parashikimin tim. U takova me Paratici dhe Pavel Nedved përpara ndeshjes Juve-Real në Torino (në prill), pastaj u takova me presidentin Agnelli. Kështu filluan bisedimet dhe hap pas hapi besova se marrëveshja ishte e mundur”.

Mendes shtoi se negociatat mbi marrëveshjen zgjatën “dy ose tre muaj”. Ronaldo shënoi golin e fitores 1-0 në derbin e Torinos, javën e kaluar, por sulmuesi portugez do të pushojë kundër Romës, Atalantas, ose Sampdorias, para fundit të vitit. Në të kundërt, Real Madridi e ka ndier mungesën e Ronaldos dhe po drejtohet nga trajneri i dytë në këtë sezon, pas shkarkimit të Julen Lopetegui, në tetor.

Santiago Solari është tani në krye të “Los Blancos”, ndërsa këta të fundit aktualisht janë të katërtit në klasifikimin e La Liga-s, pesë pikë prapa liderëve të Barcelonës. Ata do të përballen me Lyonin në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, në shkurtin e ardhshëm.

Etiketa: juventuskampionRonaldo


Ju sugjerojmë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar

12 Korrik, 2026 12:59 pm
42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës

11 Korrik, 2026 2:44 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Aktualitet

“Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni o patriota”, Rama: Po dëmtohet turizmi

11 Korrik, 2026 2:15 pm
Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës
Aktualitet

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës

11 Korrik, 2026 9:11 am
41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
Aktualitet

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

10 Korrik, 2026 8:28 pm
“Zjarrvënia është krim”, Lamallari-qytetarëve: Dënohet deri në 15 vite burg
Aktualitet

“Zjarrvënia është krim”, Lamallari-qytetarëve: Dënohet deri në 15 vite burg

10 Korrik, 2026 12:18 pm
Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit
Aktualitet

Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit

9 Korrik, 2026 8:42 pm
Para
Studenti-Ramës: Mos na sorollasni, Rektori na thotë “s’kam këllqe”

Studenti-Ramës: Mos na sorollasni, Rektori na thotë "s'kam këllqe"

Kryemadhi: Të hënën të gjithë t’iu bashkoheni studentëve në Tiranë

Studentët kthejnë opozitën në Parlament, Kryemadhi: Rama s'mund të tallet

Video/Rama dialog me Bujqësorin, studentët qëllojnë me vezë Kryeministrinë

Video/Rama dialog me Bujqësorin, studentët qëllojnë me vezë Kryeministrinë
















TE FUNDIT

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
13 Korrik, 2026

Irani ka forcuar qëndrimin e tij mbi Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve të fundit gjatë natës. “Ngushtica e Hormuzit është...

Lexo më shumë

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
13 Korrik, 2026

I rrëzohet kërkesa deputetit Erald Kapri për inteperlancë me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari për çështjen e Rrjollit dhe të...

Lexo më shumë

Sulmet SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës

Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
13 Korrik, 2026

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit me 3.9% në 78.96 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi i...

Lexo më shumë

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë
13 Korrik, 2026

Vendet evropiane raportuan më shumë se 10,000 vdekje shtesë gjatë valës rekord të të nxehtit që përfshiu perëndimin e kontinentit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}