Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Memoriali, analisti amerikan: A është bërë Shqipëria koloni e Turqisë

2019/08/13 at 7:42 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Memoriali, analisti amerikan: A është bërë Shqipëria koloni e Turqisë

Analisti amerikan David Phillips thotë se memoriali për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, nuk kishte vend në Tiranë dhe se autoritetet duhet të sqarojnë rrethanat e ngritjes së tij. Profesori i Kolumbias i tha Zërit të Amerikës se e sheh ngritjen e memorialit në vazhdën e afërsisë së kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit turk Recep Tayyp Erdogan. Kolegia Keida Kostreci bisedoi me Profesorin Phillips:


Zëri i Amerikës: Prof. Phillips, së fundmi në Shqipëri po zhvillohet një debat, pasi muajin e kaluar u ngrit një memorial por qytetarët turq që humbën jetën në grushtin e shtetit të dështuar para tre vjetësh në Turqi. Debati ka të bëjë me disa arsye, përfshirë faktin që Bashkia nuk po pranon të flasë për rolin e saj në ngritjen e memorialit, për të cilin nuk thuhet asgjë në faqen e saj të internetit dhe për vetë faktin që ngrihet një memorial për qytetarë të huaj në Parkun e Tiranës. Cilat janë komentet tuaja?

David Phillips: Viktima e vërtetë e të ashtuquajturit grusht shteti në Turqi, është populli turk. 100 mijë vetë u hoqën nga puna, 50 mijë janë vendosur në ndalim administrativ, 151 gazetarë janë arrestuar – Turqia ka më shumë gazetarë në burgje sesa çdo vend tjetër – dhe ka disa pikëpyetje të vërteta lidhur me faktin nëse kishte vërtet një grusht shteti. Disa thonë se ishte një grusht shteti i kontrolluar, që e menaxhoi (presidenti) Erdogan dhe që u përdor për të justifikuar shtypjen kundër shoqërisë, duke e kthyer Turqinë në një gulag gjigant. Ngritja e memorialit në Shqipëri është e gabuar, nuk i nderon viktimat e vërteta të tiranisë së Erdoganit dhe procesi nuk ishte transparent.

Zëri i Amerikës: 251 personat që humbën jetën janë cilësuar gjerësisht si kryesisht viktima të pafajshme. Po ashtu megjithëse ju thoni që grushti i shtetit mund të ketë qenë orkestruar nga zoti Erdogan, por kjo nuk është provuar. Megjithatë ajo që po diskutojmë sot është nëse duhej ngritur një memorial i tillë në një vend tjetër që nuk është Turqia, pse dhe pse mënyra e fshehtë e procesit në Shqipëri?

David Phillips: Nuk duhej bërë fshehtas, duhet të ketë transparencë për vendimin dhe pse ngrihet memoriali në Shqipëri? Nëse Turqia do që të ketë memoriale për qytetarët e vet, le ta bëjë në Marmaros ose në ndonjë vend tjetër në Turqi, ku do të kishte më shumë kuptim. Ç’mund të themi për sovranitetin e Shqipërisë? A është bërë koloni e Turqisë, kur Turqia kontrollon politikën dhe ekonominë? Kjo është një deklaratë flagrante e tiranisë së Turqisë, jo vetëm ndaj qytetarëve të vet, por edhe tek fqinjët, në rajon. Populli shqiptar nuk duhet ta pranojë një gjë të tillë.

Zëri i Amerikës: Zëri i Amerikës pyeti Bashkinë për komente nga drejtuesit e saj lidhur me vendim-marrjen dhe ata e drejtuan Zërin e Amerikës tek Ministria e Jashtme, e cila tha se nuk kishte të bënte fare me të. Pse mendoni ju ata nuk sqarojnë se cili ishte procesi?

David Phillips: Duket se Bashkia nuk ka informacion. Ministria e Jashtme nuk do që të flasë lidhur me këtë. Duket që kjo të ketë qenë një marrëveshje direkte mes Erdoganit dhe Edi Ramës. Në fotografite mes Erdoganit dhe Edi Ramës, kryeministri i Shqipërisë duket si një qenush i bindur para Erdoganit. Në radhë të parë pse ishte aty? A ishte për t’i shërbyer popullit? Kush pagoi për memorialin? Të gjitha këto investime që po bën Turqia në ekonominë shqiptare, a janë transparente? Ku shkojnë paratë? A janë marrë dhe korruptuar nga zyrtarët? I gjithë ky incident për memorialin ngre shumë pyetje për Shqipërinë dhe marrëdhëniet e saj me Turqinë. Duhet të ketë shumë më tepër informacione publike dhe diskutime për atë marrëdhënie, në mënyrë që Shqipëria të mbrojë sovranitetin e vet dhe të mos manipulohet nga Turqia për qëllime të marrëdhënieve publike dhe propagandë.

Zëri i Amerikës: Ju thoni se ndoshta Bashkia nuk ka informacion por në fakt nënkryetari i Bashkisë ishte i pranishëm në ceremoni. Pra kjo duket më shumë si një rast kur ata nuk duan të flasin hapur dhe publikisht sesa mosdije. Nga ana tjetër Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, në përgjigje të pyetjeve e shmangu plotësisht thelbin e problemit pa folur për procesin e vendim-marrjes, duke thënë pak a shumë vetëm “le të respektojmë të vdekurit”. Cili është mendimi juaj?

David Phillips: Ai nuk di gjë për procesin e vendim-marrjes. Ndoshta ai mori udhëzime që të lejojë ndërtimin e memorialit, për të marrë pjesë (nënkryetari) në ceremoni, pra ne me të vërtetë nuk e dimë historinë e vërtetë për gjithë këtë ngjarje. Ku e pati zanafillën projekti? A ishte një marrëveshje mes krerëve të qeverive? A ishte Bashkia e përfshirë? Jo më kot po i përgjigjem pyetjeve me pyetje sepse ka aq shumë që ne nuk dime. Në një shoqëri të hapur ku ka liri dhe demokraci, duhet të ketë njoftim publik dhe një seancë publike në mënyrë që qytetarët e Tiranës, të kenë mundësinë të shprehin mendimet e tyre. Asgjë nga këto nuk ndodhi dhe vërtet nuk e dimë se si u arrit në këtë pikë. Duhet të ketë transparencë dhe informim në mënyrë që ata që morën vendimin të mbahen para përgjegjësisë.

Zëri i Amerikës: Sipas mendimit tuaj, sa e pazakontë është që të ngrihen memoriale për qytetarë të hyuaj në një vend tjetër?

David Phillips: Nuk di që të ketë memoriale të ngjashme në Shqipëri për një vend tjetër. As nuk di të ketë vende të tjera që ngrenë memorial për qytetarë të një vendi tjetër. Është jashtëzakonisht e pazakontë. Dhe ndodh paralelisht me një përpjekje të qeverisë turke për të bërë edhe më shumë presion ndaj organizatës Gulen dhe për të mbyllur shkollat e tyre. Prandaj mendoj se është pjesë e një fushate më të gjerë për të komprometuar sovranitetin e Shqipërisë dhe për ta bërë qeverinë e Shqipërisë të veprojë për interes të Erdoganit. Nuk është aspak në interesin e popullit shqiptar, që kryeministri i tij të bëhet qenush i bindur i Erdoganit. Zoti Rama duhet të mbrojë interesat e popullit të vet, në vend që të bëjë ç’të dojë Turqia.

Zëri i Amerikës: A duhet të kishte pasur hezitim për marrjen e vendimit edhe duke pasur parasysh shqetësimet lidhur me masat shtypëse të Erdoganit, pas grushtit të dështuar të shtetit dhe kritikat e ashpra ndaj tij nga perëndimi për këto masa?

David Phillips: Sigurisht që duhet të ishte shqyrtuar në kontekstin më të gjerë të ngjarjeve në Turqi. Turqia është kthyer në një gulag gjigant. Kjo gjithashtu i dërgon një sinjal shumë negativ edhe Perëndimit dhe Bashkimit Evropian kur kandidatura e Shqipërisë analizohet në Bruksel. Të jeni të sigurt që Komisioni Evropian do ta shohë ngritjen e memorialit dhe do të shtrojë pyetjen nëse Shqipëria aspiron për një identitet evropian apo preferon besnikëri ndaj Turqisë.

Zëri i Amerikës: Ju thatë se mendoni se zyrtarët e Bashkisë nuk dinë shumë hollësi për procesin dhe se po marrin urdhra. Ku e mbështesni këtë?

David Phillips: Askush, përfshirë mua nuk e di se çfarë ndodhi. Unë thjesht po ndjek rrjedhën e ngjarjeve dhe po nxjerr përfundime nga përvoja e kaluar në situata të krahasueshme dhe po bëj hamendje për financimin e memorialit dhe si u mor vendimi. Duhet të mbahen seanca në Parlament. Duhet të ketë transparencë. Njerëzit duhet të kërkojë transparence. I duhet shkuar deri në fund dhe nëse është bërë diçka pas shpine në dëm të publikut, personat e përfshirë duhet të vendosen para përgjegjësisë.

Zëri i Amerikës: Cili është mendimi juaj për faktin që Kryeministri Rama vetëm pak ditë pas ngritjes së memorialit, ishte në Turqi si mik I zotit Erdogan?

David Phillips: Shqipëria dhe Turqia kanë një afërsi të tepruar dhe Rama dhe Erdogan kanë një marrëdhënie tepër miqësore. Marrëdhëniet dypalëshe duhen mbështetur në interesat kombëtare, jo ato personale. Edi Rama duhet të mbrojë interesat e popullit shqiptar. Interesat kombëtare të Turqisë dhe marrëdhënia e tij personale, duhet të kenë shumë më pak rëndësi. Por kur Rama shkon në dasmën e vajzës së Erdoganit, kjo ngre pyetje për sovranitetin e Shqipërisë dhe pavarosinë e Ramës. Duhet të hetohen të gjitha këto ngjarje. Parlamenti duhet të ngrejë një komision për të hetuar investimet e Turqisë në Shqipëri. Dhe nëse ka keqbërje dhe korrupsion duhet të ekspozohet.

Zëri i Amerikës: Qeveria ka thënë vazhdimisht se nuk ka asnjë qëllim të mbrapshtë dhe për t’u druajtur nga marrëdhënia mes kryeministrit Rama dhe zotit Erdogan dhe mes Turqisë dhe Shqipërisë. Ajo thotë se është një nga marrëdhëniet strategjike të Shqipërisë. Vetë zoti Rama ka shprehur pakënaqësinë lidhur me komentet tuaja të mëparshme. Cili do të ishte komenti juaj?

David Phillips: Unë dhe ai kemi folur për mosmarrëveshjet tona të mëparshme. Jo, unë nuk kam ndryshuar qëndrim. Do të isha I lumtur të pija kafe me kryeministrin dhe ta diskutoja. Por si dikush që e do Shqipërinë dhe popullin shqiptar, dua ta shoh vendin të shkojë në drejtimin e duhur dhe një bashkëpunim më i afërt dhe nënshtrim i Shqipërisë ndaj Turqisë nuk është në interesin kombëtar të Shqipërisë. Do të doja të shihja që Shqiëria adhe SHBA të punojnë më ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe që Shqipëria të bëhet një kandidate e denjë e anëtarësimit në BE. Aty qëndron e ardhmja e Shqipërisë. Dhe Shtetet e Bashkuara, çdo gjë që mund të bëjë për ta inkurajuar këtë proces, duhet ta bëjë. Ambasadorja e re amerikane do të shkojë së shpejti në Tiranë dhe ajo dhe qeveria amerikane janë të angazhuara ndaj demokracisë së Shqipërisë dhe bashkëpunimit më të ngushtë, Tani është koha për veprime, jo për fjalë. Këto veprime duhet të jenë hapa konkrete që qeveria merr për t’u integruar në institucionet Euro-Atlantike dhe për të fuqizuar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara. E ardhmja e saj nuk është në Azi me Turqinë. Është në perëndim dhe duhet të bëjmë gjithçka për të inkurajuar një gjë të tillë.

Zëri i Amerikës: Dhe së fundmi, në kontekstin më të gjerë Turqia ka bërë përpjekje për t’u afruar edhe me vende të tjera të Ballkanit. A është shqetësuese kjo për ju dhe si i shihni veprimet e saj?

David Phillips: Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë për shitje. Besnikëria e tyre nuk mund të blihet. Politikanët duhet t’i shërbejnë publikut dhe të mbrojnë interesat e qytetarëve të tyre. Dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta bëjnë të qartë se presin që këto vende të veprojnë në përputhje me praktikat më të mira të demokracisë. Në këtë mënyrë forcohen partneritetet dhe integrohen këto vende në strukturat euro-atlantike. Ne nuk duam të shohim Shqipërinë apo vende të tjera të Ballkanit Perëndimor të blihen dhe të shiten dhe të afrohen edhe më shumë në orbitën e Turqisë. Duam që ato vende të kenë demokraci të fortë dhe tregje të lira. Shtetet e Bashkuara duhet të jenë më pro-aktive për ta afruar më shumë Shqipërinë dhe për të punuar më shumë në partneritet me të, në mënyrë që t’u shërbehet më mirë interesave të popullit shqiptar./Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
Bota

Gaza, ushtria izraelite thirrje palestinezëve: Evakuohuni drejt al-Mawasi

7 Gusht, 2025 8:15 pm
Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt
Bota

Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt

7 Gusht, 2025 7:34 pm
Marrëveshja tregtare, dështojnë negociatat SHBA-Zvicër
Bota

Marrëveshja tregtare, dështojnë negociatat SHBA-Zvicër

7 Gusht, 2025 7:01 pm
U hodh në det nga një shkëmb i lartë, plagoset i mituri në Vlorë
Kronikë

U hodh në det nga një shkëmb i lartë, plagoset i mituri në Vlorë

7 Gusht, 2025 6:17 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Netanyahu: Do të pushtojmë të gjithë Rripin e Gazës

7 Gusht, 2025 6:07 pm
Protesta, Ali Ahmeti: UÇK ka bërë luftë të drejtë, kërkojmë liri për çlirimtarët
Rajoni

Protesta, Ali Ahmeti: UÇK ka bërë luftë të drejtë, kërkojmë liri për çlirimtarët

7 Gusht, 2025 6:04 pm
Taksë turistike 7 për qind për vizitorët, qytet i parë në Skoci që miratoi tarifën
Bota

Taksë turistike 7 për qind për vizitorët, qytet i parë në Skoci që miratoi tarifën

7 Gusht, 2025 6:00 pm
Zjarret në Finiq/ Ministria e Mbrojtjes: Situata po shkon drejt normalizimit
Aktualitet

Zjarret në Finiq/ Ministria e Mbrojtjes: Situata po shkon drejt normalizimit

7 Gusht, 2025 5:55 pm
“I dhashë informacion Mossadit”, rrëfimi i shkencëtarit të ekzekutuar në Iran
Bota

“I dhashë informacion Mossadit”, rrëfimi i shkencëtarit të ekzekutuar në Iran

7 Gusht, 2025 5:53 pm
Rama bisedë telefonike me Zelensky, çfarë diskutuan
Aktualitet

Rama bisedë telefonike me Zelensky, çfarë diskutuan

7 Gusht, 2025 5:48 pm
Para
Golat e Xhakës dhe Shaqirit e bën krenare, shikoni çfarë ka bërë Rita Ora

'Vajzat kosovare janë të papara', Rita Ora mbështet publikisht këngëtaret

Tenori i njohur akuzohet për ngacmime seksuale

Tenori i njohur akuzohet për ngacmime seksuale

Transferimi i lojtarëve, FIFA dënon Manchester City

Transferimi i lojtarëve, FIFA dënon Manchester City
















TE FUNDIT

Gaza, ushtria izraelite thirrje palestinezëve: Evakuohuni drejt al-Mawasi

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
7 Gusht, 2025

Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Avichay Adraee, u ka bërë thirrje banorëve palestinezë që jetojnë në lagjet al-Daraj...

Lexo më shumë

Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt

Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt
7 Gusht, 2025

Kompania izraelite e energjisë NewMed Energy ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 35 miliardë dollarë për të trefishuar gradualisht sasinë...

Lexo më shumë

Marrëveshja tregtare, dështojnë negociatat SHBA-Zvicër

Marrëveshja tregtare, dështojnë negociatat SHBA-Zvicër
7 Gusht, 2025

Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter është kthyer në atdhe pas negociatave të pasuksesshme mbi një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara...

Lexo më shumë

U hodh në det nga një shkëmb i lartë, plagoset i mituri në Vlorë

U hodh në det nga një shkëmb i lartë, plagoset i mituri në Vlorë
7 Gusht, 2025

Një 12-vjeçar është plagosur pasi u hodh në det nga një shkëmb i lartë. I mituri pësoi dëmtime në kokë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com