-U tha në Opinion

Mejdini: Bllako harxhoi 1 milionë euro në fushatë, kumbari politik Lefter Koka


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:57 - 04/04/22 |
Opi Nion

Gazetarja Fatjona Mejdini tha se ish-deputeti Alqi Bllako hyri në politikë me mbështetjen e Lefter Kokës. Sipas saj, një lidhje krushqie mes të dyve ka shërbyer si indicje, ndërkohë që vetëm në moshën 25-vjeçare ai ishe Sekretar i përgjithshëm në ministri.

“Kumbari i karierës politike është ish- ministri Lefter Koka, me të cilin ka patur një lidhje krushqie.

Për herë të parë Bllako u pa në fushatën e Durrësit në 2013 kur Koka kandidadonte si deputet i LSI për Durrësin. Duhet thënë që nuk vjen nga një familje pa mundësi ekonomike. I ati edhe më parë ka qenë në biznesin e ndërtimit dhe furrrat e bukës dhe prodhimin e birrrës. Ai zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm në moshën 25 vjeçare dhe këtu në bashkëpunim me Kokën fillon dhe historia e inceneratorëve”, tha Mejdini. Më tej duke ju referuar fushatës së 25 Prillit, ajo tha se mendohet që Bllako ka harxhuar rreth 1 milion euro për të bërë fushatë në njësinë bashkiake numër 1 në Tiranë./Opinion.al

Pas