Detaje të reja po zbulohen nga mega-operacioni i SPAK që po zhvillohet në disa qytete.
Sipas news 24, mes personave që janë lëshuar urdhër-arreste është edhe avokati Alban Bengasi. Ai njihet si avokati i Florenc Çapjat, ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arresti.
Sa i takon Çapjas, ai ndodhet në arrati dhe akuzohet për vrasjen e babë e bir me mbiemër Naziri. Për ngjarjen është arrestuar edhe xhaxhai i tij, Ardian Çapja.
Sakaq, vlen të themi se aksioni i SPAK është duke u zhvilluar paralel në disa qytete, në Laç, Elbasan, Tiranë dhe Lezhë.
Deri më tani janë arrestuar 10 persona, ndërsa mes personazheve të shpallur në kërkim është edhe Ervis Martinaj.
KOMENTO (0)