Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mediat franceze ngrenë alarmin/ Pesticidi i hashashit në Shqipëri ka shkatërruar një pjesë dërrmuese të bletëve

2017/05/15 at 10:38 AM
në Aktualitet, Bota, Kronikë, Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Mediat franceze ngrenë alarmin/ Pesticidi i hashashit në Shqipëri ka shkatërruar një pjesë dërrmuese të bletëve

Jehona e fenomenit të çuditshëm të zhdukjes së bletëve në Shqipëri gjatë vitit të kaluar ka mbërritur deri në mediat franzece. “Le Courrier des Balkans” ka dhenë alarmin për këtë fenoment, që është trajtuar dhe nga media të tjera të njohura në Francë, si psh në “TV 5monde”, që e quan këtë dukuri një katastrofë ekologjike.


Artikujt referojnë si shkakun kryesot të këtij fenomeni pesticidin e fortë të përdorur për të kultivuar hashashin, teksa theksohet fakti se Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë. Fermerët i trajtojnë mijëra bimët e hashashit me pesticideve të ndaluara, të vjetra, dhe në sasi industriale për të shmangur sëmundjet dhe për të kontrolluar prodhimet e tyre. Por, bletët janë shumë të ndjeshme ndaj këtyre kimikateve dhe si rrjedhojë vdesin në sasi. Një problem i tillë është konstatuar më herët dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më poshtë artikujt e plotë, publikuar mes 10 dhe 14 majit:

Le Courrier des Balkans: Kultivimi i kanabisit, asyeja pse po vdesin bletët

Në një vit,  mes 2015 dhe 2016, nga rreth 360.000 koshere në vend, mbi 142.000 nuk i kanë mbijetuar dimrit të 2016-s! Kjo është diçka që nuk ishte parë ndonjëherë! Dhe kjo është dhe më tragjike pasi mijëra familjeve shqiptare tradicionalisht jetojnë me mjaltë, e cila vlerësohet si një nga më të mirat në botë (me mjaltë Jemenit). Natyrisht, të gjithë janë në kërkim për të kuptuar shkaqet! Është e vërtetë se dimri ishte i ashpër, është gjithashtu e vërtetë se ka pasur parazitë tek bletët, teksa bletarët shqiptarë nuk kanë mjete për të përdorur produkte moderne, të cilat janë të shtrenjta. Por kjo nuk është e mjaftueshme!

Ka në fakt një arsye tjetër për një vdekshmëri të tillë: kultivimi i kanabisit! Vitet e fundit, Shqipëria është bërë prodhuesi i parë i kanabisit në Europë, duke lënë pas Bullgarinë, Kosovën dhe Serbinë. Dhe flitet për qindra hektarë!

Për të pasur një ide, në vitin 2016, policia shqiptare,e  ndihmuar nga policia italiane shkatërroi 2 milionë e gjysmë rrënjë kanabis! Përtë prodhuar këtë sasi, shqiptarët janë duke përdorur tone pesticidesh të ndaluara, duke na dhënë në këtë mënyrë shkakun për atë që ka ndodhur me bletët.

Prandaj po bëhet kërdia. Dhe kjo nuk duket se ka për të ndaluar. Së pari, për shkak se importuesit kryesorë të kanabisit Shqiptar – Italia, Franca dhe Gjermania – nuk kanë ligjëruar se po merren seriozisht me këtë çështje, duke i lënë rrugën e hapur mafias. Dhe shqiptarët, mafia, e dinë këtë. Arsyeja tjetër është se Shqipëria është një vend shumë i përshtatshëm: duhet të kalosh vetëm Adriatikun për të çuar mallin në Itali. Kjo është më pak e komplikuar se sa importimi nga Maroku. Së fundi, për shkak se fshatarët shqiptarë kishin ekspertizë.

Shqipëria ka prodhuar kanabis, që gjatë epokës komuniste të Enver Hoxhës. Vendi ishte një nga më të izoluarit në botë, por eksportonte kanabis me ligj, veçanërisht në Zvicër për industrinë e saj farmaceutike.

Pra, për ta përmbledhur, bletët dhe bletarët janë viktima shqiptare të shpërthimit të kultivimit të kanabisit dhe përdorimit masiv të pesticideve, por edhe të mafias lokale dhe hipokrizisë së vendeve konsumatore, ky ai i yni (Franca) është numri 1 në Evropë …

TV5 monde: Katastrofë e re ekologjike: zhdukja e bletëve në Shqipëri?

Problemi i ndotjes së parqeve kombëtare amerikane —nga produkte kimike të përdorura në fushat ilegale të kanabisit— ekziston gjithashtu në Europë. (http://information.tv5monde.com/info/legalisation-du-cannabis-aux-etats-unis-un-nouveau-probleme-ecologique-163163). Me konkretisht kjo po ndodh në Shqipëri, prodhuesi kryesor i kanabizit në kontinentin e vjetër. Shqipëria e ka shumë të përhapur këtë kulturë ilegale për shkak të klimës së saj, por edhe të gjeografisë: malet, shumë të vështira për t’u aksesuar, mundësojnë që të fshihen fushat me kanabis. Qeveria shqiptare, me ndihmën e fqinjit të saj italian, tenton ta ndalojë zgjerimin e këtij produkti që ushqen trafikun në gjithë Europën, me Francën në krye, por pa ndonjë sukses të madh.

Mjalti shqiptar ka një reputacion shumë të mirë dhe shumë familje kanë koshere në Shqipëri. Janë rreth 142,000 koshere – pra shumë – të cilat u zhdukën në mes të 2015 dhe 2016. Kjo shuarje përfaqëson 40% të koshereve në vend. Siç është shpjeguar nga Le Courrier des Balkans, edhe pse dimri i ashpër, dhe parazitet –që nuk trajtohet në mënyrën e duhur nga bletarët – mund të shpjegojë pjesërisht këtë humbje, vrasja nuk ka ardhur nga këta faktorë të vetëm. Dhe këtu hyn në lojë edhe një herë, kultivimi i kanabisit.

Ashtu si në rastin e parqeve kombëtare amerikane, bimët e kanabisit janë mbjellë në pyje, në vende të largëta për të shmangur survejimin e policisë. Fermerët i trajtojnë mijëra bimët me pesticide të ndaluara, të vjetra, dhe në sasi industriale për të shmangur sëmundjet dhe për të kontrolluar prodhimet e tyre. Ana tjetër e medaljes: bletët janë shumë të ndjeshme ndaj këtyre kimikateve, vdesin në sasi.

Lufta ndaj këtij fenomeni mund të jetë e komplikuar duke pasur parasysh se shumë fshatarë shqiptarë apo refugjatë të kthyer nga Greqia i janë kthyer kultivimit të kanabisit, që edhe pse është i ndaluar, mundëson shitjen e një kg kanabis për 200 dhe 300 euro për kilogram, kur toni i grurit është afër 600 euro …

Në vitin 2016, forcat e rendit në Shqipëri kanë shkatërruar 2.5 milionë rrënjë kanabis. Vlerësimet ekonomike të tregut shqiptar të kanabisit vetëm për vitin 2014 janë  4,5 miliardë euro, që është sa një e treta e prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Nuk është rastësi që vendi është etiketuar si “Kolumbia e Europës “, me një efekt të jashtëzakonshëm në mjedis, nëse nuk do të merret asnjë masë për të ndaluar genocidin që po ndodh me bletët./Monitor



Ju sugjerojmë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
Para
Sara Hoxha uron ditën e nënës duke postuar për herë të parë fytyrën e London

Sara Hoxha uron ditën e nënës duke postuar për herë të parë fytyrën e London

Administrata në fushatë/ Zbulohet mesazhi: Sot vjen Rama, mblidhuni te holli…

Administrata në fushatë/ Zbulohet mesazhi: Sot vjen Rama, mblidhuni te holli...

Podiumi i Ramës, përplasen dy policitë në Shkodër

Podiumi i Ramës, përplasen dy policitë në Shkodër
















TE FUNDIT

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
19 Korrik, 2026

Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
19 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Policia bën me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}