Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më shumë se SHBA, Rusia e Kina, shteti me numrin më të lartë të ushtarëve në botë

2022/03/28 at 6:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Më shumë se SHBA, Rusia e Kina, shteti me numrin më të lartë të ushtarëve në botë

Ushtria është një nga asetet më të rëndësishme të një vendi dhe ka për detyrë të zbatojë politikat e brendshme e të jashtme, si dhe të mbrojë qytetarët e vet. Disa vende, shërbimin ushtarak e kanë të detyrueshëm dhe çdo qytetar duhet të shërbejë përgjatë një kohe të caktuar.

Faktorët që duhen marrë parasysh kur vlerësohet fuqia ushtarake e një vendi

1. Aftësia dhe zotërimi i pajisjeve ushtarake (automjete, armatime, pajisje komunikimi, etj.);

2. Cilësia e trajnimit që merr çdo ushtar;

3. Aftësia e komandantëve për të hartuar vazhdimisht strategji taktike efektive;

4. Një nga faktorët më themelorë të fuqisë ushtarake të një vendi, është numri i ushtarëve

Lista e vendeve që mburren me numrin më të lartë të anëtarëve në total (ushtarë aktivë, rezervë dhe paraushtarakë), kryesohet nga Vietnami. Anëtarët e shërbimit të ushtrisë zakonisht ndahen në tri kategori: ushtarë në detyrë aktive, rezervistë dhe anëtarë paraushtarakë.

Ushtarët në detyrë aktive – Ushtarët që punojnë për ushtrinë me kohë të plotë, shpesh jetojnë në bazë dhe mund të dislokohen në çdo kohë.

Rezervistët – Ushtarët që zakonisht shërbejnë me kohë të pjesshme dhe bashkohen me rezervat – si Rezerva e Ushtrisë ose Garda Kombëtare – për të fituar para shtesë, për të marrë bonuse shkollimi në kolegj/universitet ose për përfitime të tjera pa i kushtuar kohë të plotë ushtrisë.

Anëtarët paraushtarakë – Njerëz të shërbimit që i përkasin organizatave të tilla si Canadian Rangers ose Gendarmerie National Frances, të cilat janë të ngjashme me ushtrinë, por jo formalisht pjesë e forcave të armatosura.

Ushtria vietnameze stërvit oficerët me raketëhedhësen e ripërdorshme RPG-29, shkurt 2022

10 vendet kryesore me numrin më të lartë total të personelit ushtarak

1. Vietnami: 10 522 000

2. Koreja e Veriut: 7 769 000

3. Koreja e Jugut: 6 712 500

4. India: 5 137 500

5. Kina: 4 015 000

6. Rusia: 3 568 000

7. Shtetet e Bashkuara të Amerikës: 2 133 050

8. Brazili: 2 101 500

9. Tajvani: 1 831 800

10. Pakistani: 1 495 000

World Population Review

Koreja e Veriut dominon këtë listë për sa i përket pjesëtarëve ushtarakë për frymë, me 306.1 anëtarë gjithsej dhe 50.4 anëtarë aktivë për frymë. Për krahasim, vendet e tjera më të afërta në këto kategori janë Koreja e Jugut me 130.5 gjithsej për frymë dhe Eritrea me 33.8 anëtarë aktivë gjithsej për frymë. Sidoqoftë, këto shifra, sipas World Population Review, mund të mos jenë shumë reale, pasi shumica dërrmuese e ushtarëve në Vietnam, Korenë e Veriut dhe Korenë e Jugut janë rezervë ose paraushtarakë dhe jo në detyrë aktive. Për sa i përket numrit të përgjithshëm të anëtarëve aktivë ushtarakë, janë tetë kombe me ushtri aktive që tejkalojnë 500 000 ushtarë.

10 vendet kryesore me numrin më të lartë të personelit ushtarak në detyrë:

1. Kinë: 2 185 000

2. Indi: 1 455 550

3. Shtetet e Bashkuara të Amerikës: 1 388 100

4. Koreja e Veriut: 1 280 000

5. Rusia: 1 014 000

6. Pakistan: 654 000

7. Iran: 610 000

8. Koreja e Jugut: 599 000

9. Vietnam: 482 000

10. Egjipt: 438 500

World Population Review

Tri vendet më të populluara në botë kanë gjithashtu tre ushtritë më të mëdha me personel ushtarak në detyrë. Forca e Kinës është më e madhja, e ndjekur nga India dhe Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara kanë numrin e tretë më të lartë të popullsisë në total, numrin e tretë më të lartë të anëtarëve aktivë ushtarakë, numrin e katërt më të lartë të anëtarëve ushtarakë në përgjithësi, si dhe kanë shpenzimet më të larta ushtarake nga çdo vend në botë. Por po të shtohen anëtarët rezervë, ushtria e Vietnamit bëhet më e madhja, me afërsisht 5 milionë njerëz në rezervat e saj. Republika e Koresë ka gjithashtu 3.1 milionë anëtarë së bashku me rezervat e saj ushtarake.

Trupat amerikane marshojnë drejt Pentagonit gjatë një Parade Kombëtare, 8 qershor 1991 në Uashington

Duke parë numrin e anëtarëve paraushtarak të secilit komb, renditja ndryshon përsëri. Kombi me numrin më të madh paraushtarak është Koreja e Veriut, e cila ka mbi 5 889 000 anëtarë. Shtetet e Bashkuara nuk i numërojnë organizatat paraushtarake si pjesë të ushtrisë së saj në dispozicion (edhe pse disa, si Patrulla Ajrore Civile, konsiderohen ndihmëse), kështu që paraushtarakët e saj zyrtarisht kanë zero anëtarë.

10 vendet me numrin më të lartë të personelit paraushtarak:

1. Koreja e Veriut: 5 889 000

2. Vietnam: 5 000 000

3. Koreja e Jugut: 3 013 500

4. Indi: 2 526 950

5. Kuba: 1 146 500

6. Kinë: 660 000

7. Rusia: 554 000

8. Egjipt: 397 000

9. Brazil: 395 000

10. Pakistan: 291 000

World Population Review

Në anën tjetër të medaljes, disa kombe nuk kanë anëtarë aktivë ushtarakë, ose ushtria e tyre është minimale. Gjashtë kombe nuk kanë anëtarë aktivë të ushtrisë: Kosta Rika, Islanda, Libia, Marutius, Palestina dhe Panamaja.




Ju sugjerojmë

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
Sport

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

6 Korrik, 2026 9:36 pm
Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
Bota

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

6 Korrik, 2026 9:26 pm
37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

6 Korrik, 2026 7:49 pm
Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë
Bota

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun

6 Korrik, 2026 7:27 pm
Zjarret përfshijnë Francën, Spanjën dhe Portugalinë, mijëra banorë evakuohen
Bota

Zjarret përfshijnë Francën, Spanjën dhe Portugalinë, mijëra banorë evakuohen

6 Korrik, 2026 6:27 pm
Trump: SHBA do ta përfundojnë luftën me Iranin “shumë shpejt”
Bota

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është shumë më afër nga sa e mendojnë njerëzit

6 Korrik, 2026 5:48 pm
Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak
Aktualitet

Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak

6 Korrik, 2026 5:46 pm
Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun
Bota

Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun

6 Korrik, 2026 4:25 pm
Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
Bota

Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje

6 Korrik, 2026 4:22 pm
Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Aktualitet

Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era

6 Korrik, 2026 4:19 pm
Para
I dënuar me 12 vite burg për gjobëvënie, Gilmando Dani lë regjimin 41-bis

I dënuar me 12 vite burg për gjobëvënie, Gilmando Dani lë regjimin 41-bis

Kreu i OKB kërkon armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

Kreu i OKB kërkon armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

Kancelari gjerman: BE të nisë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë

Kancelari gjerman: BE të nisë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë
















TE FUNDIT

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
6 Korrik, 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar pas polemikave të krijuara rreth vendimit që i lejoi sulmuesit Folarin Balogun të...

Lexo më shumë

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
6 Korrik, 2026

Grupi militant palestinez Hamas njoftoi të hënën se ka shpërbërë administratën e tij në Gaza dhe se po përgatitet t’ia...

Lexo më shumë

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
6 Korrik, 2026

Shënohen sot 37 ditë protestë kundër kryeministrit Rama. Ashtu si çdo ditë qytetarët janë mbledhur në orën 19:00 në sheshin...

Lexo më shumë

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun

Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë
6 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se i ka kërkuar Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) të rishikojë vendimin për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}