Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me shumë paqartësi, Maqedonia shkon në zgjedhje më 11 Dhjetor

2016/10/18 at 5:39 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Me shumë paqartësi, Maqedonia shkon në zgjedhje më 11 Dhjetor

Një ditë pas shpërndarjes së Kuvendit të Maqedonisë, kryetari i deritanishëm i këtij institucioni ligjvënës, Trajko Veljanovski ka dekretuar 11 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai tha se në periudhën deri në mbajtjen e zgjedhjeve do të ketë aktivitete të shumta partiake, të cilat beson se do të kalojnë në një atmosferë që do ta garantonte zgjedhje të lira dhe demokratike.


“Republika e Maqedonisë po hyn në një periudhë ku e presin aktivitete të shumta të partive politike, periudhë kjo e cila sinqerisht besoj se do të kalojë në një atmosferë të dinjitetshme, kulmi i së cilës do të jenë zgjedhjet më 11 dhjetor, kur me një frymë festive do të duhet të zgjidhen përfaqësuesit e popullit, të cilët do ta formojnë përbërjen e re parlamentare, të nëntën me radhë të Kuvendit të Maqedonisë”, tha Veljanovski.

Zgjedhjet organizohen nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Veljanovski pati një takim me kryetarin e këtij institucioni, Aleksandar Çiçakovski, por ai nuk u prononcua për media lidhur me shumë çështje të mbetura pezull, mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si me listat zgjedhore. Po ashtu, ai nuk ka komentuar faktin se jashtë listave zgjedhore kanë mbetur rreth 30 mijë votues, kryesisht shqiptar, si dhe për mosbalancimin e gjashtë njësive zgjedhore, një prej të cilave paraqitet po ashtu me rreth 30 mijë votues më shumë sesa një njësi tjetër zgjedhore.

Partitë deri në momentet e fundit të shpërndarjes së Kuvendit nuk arritën të merren vesh për këto çështje, duke e lënë të hapur mundësinë e ndonjë nisme për vlerësimin e kushtetutshmërisë së tërë procesit.

Profesori i së drejtës kushtetuese, Osman Kadriu, thotë se nismë mund të ketë, por bazuar në punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, vështirë se do të merrej parasysh ajo. Ai konstaton edhe shkelje tjera të Kushtetutës.

“Natyrisht se mund të iniciohet procedurë para Gjykatës Kushtetuese dhe ajo të merr vendim përfundimtar se ka ose jo shkelje të ligjit apo Kushtetutës. Por, duke marrë parasysh përbërjen e gjykatësve të kësaj gjykate, dyshoj. Këtu ka edhe shkelje tjera, përfshirë edhe vet shpërbërjen e Kuvendit, pasi shpërbërja duhej të bëhej 60 ditë nga dita kur shpallen zgjedhjet e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve. Edhe këtu kemi shkelje të Kushtetutës”, thotë Kadriu.

Sipas tij, i tërë procesi zgjedhor po zhvillohet me dilema të shumta, që si qëllim mund të kenë dështimin e tyre, ndërsa apostrofon këtu edhe mos shqyrtimin e nismës së kësaj gjykate për punën e Prokurorisë Speciale.

Në marrëveshjen e partive politike qëndron se në rast se kushtetuesja e shfuqizon ligjin për themelimin e këtij institucioni, atëherë partitë brenda 5 ditëve duhet të miratojnë zgjidhje të re ligjore, e cila do të mundësonte vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale. Por, kjo do të jetë e pamundur të bëhet për shkak të shpërndarjes së Kuvendit. Pra, nuk do të ketë institucion që do të miratonte ligj të ri për Prokurorinë Speciale.

Ekspertët thonë se bazuar në këtë gjendje të status-quos, por edhe të retorikës nxitëse që tanimë ka filluar nga partitë politike, nuk përjashtohet mundësia që gjithçka të jetë e orkestruar për dështimin e sërishëm të zgjedhjeve.

“Ata do të bëjnë diçka që sërish të mos ketë zgjedhje, ose të mos pranohen zgjedhjet. Do të bëjnë ndonjë skandal brenda procesit zgjedhor që ato të anulohen, të prishen, që të vie në pikëpyetje rezultati final i zgjedhje, pra edhe për këtë variant ato punojnë”, thotë Osman Kadriu, njohës i çështjeve kushtetuese.

Zgjedhjet – tanimë të caktuara më 11 dhjetor – po përcillen me vëmendje nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, të cilët vazhdimisht apelojnë për respektimin e të gjitha pikave të marrëveshjes politike, për dhënien fund të krizës në vend. Këto zgjedhje pritet të ketë edhe një numër rekord të monitoruesve ndërkombëtarë.(REL)

Etiketa: dhjetormaqedonipaqartesizgjedhjet


Ju sugjerojmë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

25 Qershor, 2026 2:32 pm
Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës
Kronikë

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës

25 Qershor, 2026 2:25 pm
Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE
Aktualitet

Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE

25 Qershor, 2026 2:22 pm
Para
Nga Azia deri në Amerikë: Zakonet më bizare të seksit nëpër botë!

Ja 10 mënyra për një seks më të mirë, sipas shkencës

Ishujt grek të stërmbushur me refugjatë

Ishujt grek të stërmbushur me refugjatë

Si të përmirësoni dëgjimin me mënyra që nuk i dinit më parë

Si të përmirësoni dëgjimin me mënyra që nuk i dinit më parë
















TE FUNDIT

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
25 Qershor, 2026

Ka nisur në kryeqytet dita e 26-të e protestës qytetare. Protestuesit kanë nisur grumbullimin e zakonshëm në sheshin ‘Skënderbej’, për...

Lexo më shumë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
25 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka njoftuar procedimin penal të 11 protestuesve, pasi në dy ditët e fundit të protestës, sipas bluve...

Lexo më shumë

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
25 Qershor, 2026

Të gjitha skuadrat e futbollit si klubet ashtu edhe kombëtaret e kanë një logo që nuk është tjetër por një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}