Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me shtëpi pa leje e ndërton katin e dytë, e “fsheh” me batanije e çarçafë

2022/11/29 at 9:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Me shtëpi pa leje e ndërton katin e dytë, e “fsheh” me batanije e çarçafë

Dajana Prifti dhe Gjergji Kola, të dy banorë të Njësisë Numër 2 tek Ura e Tabakëve, ankohen se një komshiu i tyre, Preng Bërdufi, u ka cënuar pronën private duke ndërtuar në vitin 2020 në kohën e pandemisë pa leje. Personi që po ndërton ka një kat shtëpie në proces legalizimi dhe katin e dytë pa leje.


Denoncuesit thonë se janë drejtuar te specialisti i zonës, Agim Mece, Policia Bashkiake, Kryetari i Bashkisë, IMT, Kryeministri dhe nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Familja Prifti: Kjo është shtëpia ime, është ndërtuar rreth vitit 1937-1938 me një leje e cila i përket kohës së Zogut, bashkë me objektin tarracën.

Familja Kola: Ndërtesa fillon nga këtu dhe përfundon nga mbrapa atij pallatit atje.

Gazetarja: Cili është problemi?

Familja Prifti: Problemi jonë është se ne kufizohemi të 2 nga një komshi i përbashkët që quhet Prengë Bërdufi. E gjithë historia nis pasi komshiu ka ndërtuar këtë katin e dytë. Gjatë kohës që isha në Londër pasi jetoj dhe punoj aty, njoftohem nga komshinj të tjerë që na duan se “shiko se ky komshiu yt ngeli duke larë kuverta, batanije, çarçafë”.

Familja Kola: Ai banonte vetëm se hajde të ketë 8 fëmijë…

Familja Prifti: Pamë se pas njëfarë kohe doli kjo kërpudha këtu si ajo e Kryeministrisë. Dhe katin e parë ai e ka pa leje, nuk është pronar i ligjshëm.

Gazetarja: Ai hoqi çarçafët, batanijet, tapetet, direkt doli ndërtimi. Me aq sa kam informacion, në pandemi nuk lejoheshin as punimet dhe IMT do të ketë kujtuar se “hajt më se po lan rrobat”. Kush kanë qenë lëvizjet që keni bërë nëpër institucione?

Familja Prifti: Denoncimi nëpërmjet Komisariatit Dixhital me SPZ-në e zonës, Agim Meçën i cili është strumullari kryesor i kamuflimit të këtij personi që po bën këtë krim ndërtimor në mes të Tiranë. Jam injoruar komplet. E kam denoncuar gjithashtu edhe tek inspektori i Njësisë Bashkiake Numër 2, i cili duhet të survejojë kush ndërton pa leje, ai duhet duhet të raportojë tek IMT-ja. Përgjigja e tij ka qenë “he mo se gjynaf, i ka vdekur gruaja, le të martojë djemtë”. I kemi dërguar Kryeministrit Rama një mesazh me detaje. Për dijeni edhe Z. Erion Veliaj. E kam njohur me këtë shqetësim dhe Drejtorin e Policisë Muhamet Rrumbullakun. Ka qenë gati një bekim i perëndisë që më erdhi një përgjigje sepse nuk na merrnin dot një kallëzim penal në komisariat. IMT-ja nuk na ka kthyer akoma përgjigje.

Familja Kola:  Kam shkuar tek Njësia Bashkiake Numër 2. Kam takuar Florjan Pullazin, administratorin. Më priti dhe më shpjegoi që unë kam dhënë një leje izolimin e tarracës së katit të parë, për riparim dhe jo për ndërtim. Më tha duhet të shkosh urgjentisht tek IMT-ja. Unë i bëra kërkesë për shtesë kati dhe me dritare nga ana ime. IMT-ja më ktheu përgjigje se ai zotëria i kam mbyllur dritaret vullnetarisht. Ky ndërtim pa leje ma nxjerr jashtë përdorimi pronën time.

Familja Prifti: Pavarësisht denoncimeve tona, gjithë këto letra që kemi bërë, jemi ankuar tek Komisariati Numër 1, tek IMT-ja, tek AMP-ja, tek Policia Bashkiake. Për dijeni e kemi vënë Kryeministrin, Kryetarin e Bashkisë, Drejtorin e Policisë, Rrumbullakun. Edhe pse kemi bërë gjithë këto lëvizje, pala tjetër vazhdon ndërton.

Denoncuesja nga familja Prifti, Dajana Prifti ka zhvilluar një bisedë me Preng Bërdufin.

Qytetarja: Akoma ti? S’u ngope me punime, mo?

Preng Bërdufi: Ç’a ke, moj?

Qytetarja: Si çfarë kam, mo?

Preng Bërdufi: Çfarë ke? Pse më bie në qafë?

Qytetarja: Unë të bie në qafë, se je pa leje ndërtimi ti e ke bërë kat shtesë?

Preng Bërdufi: Ku po punoj aktualisht?

Qytetarja: Si, ku po punon?

Preng Bërdufi: Ku po punoj?

Qytetarja: Ku të pëlcasin, po punon!

Preng Bërdufi: Mos më thuaj ashtu!

Qytetarja: Jo të them, të them, sepse më the do të bëj izolim tarrace, më the.

Preng Bërdufi: Atë po bëja!

Qytetarja: Ky s’është izolim!

Preng Bërdufi: Çfarë është kjo?

Qytetarja: Ajo dhoma aty, çfarë është ajo? Hë?

Preng Bërdufi: Tani po e bëj atë unë?

Qytetarja: Atë e ke bërë në pandemi. E ke bërë edhe tashi, e bëre edhe këtë pjesën tjetër. Ti duhet të kesh leje ndërtimi! E ke çu në Bashki? Je pronar i ligjshëm? Ti më ke bërë murin ngjitur, ti ma ke bërë kat pa leje, shtesë.Ti nuk je as pronar i ligjshëm, nuk ke as leje ndërtimi. More vesh?

Dajana Prifti tregon se edhe pasi ka zhvilluar këtë bisedë me Preng Bërdufin, ai vazhonte përsëri punimet të nesërmen.

Qytetarja: Po ti më ke bërë murin, ja këtu ngjitur ma ke bërë murin ti.

Qytetarja: U bëre me shtëpi ti këtu e fillove katin e dytë pa leje. Edhe ta gëzofsh katin e dytë pa leje!

Preng Bërdufi: Shumë faleminderit! Faleminderit prej jush!

Dajana Prifti thotë se institucionet shqiptare funksionojnë me 2 standarde dhe nuk zbatojnë ligjin.

Dajana Prifti: Ironia më e madhe qëndron tek 2 standardet që kanë institucionet tona të cilat duhet të vënë drejtësi dhe nuk zbatojnë ligjin. Mbi ndërtimet pa leje apo me leje. Para 2 vjetësh, unë fillova të bëj riparimin e çatisë së shtëpisë mbi të cilën pata këtu prezent të rrufeshëm Agim Meçen që më thotë “të lutem zbrit se më duhet leja. Me leje po i  bën?”. Ndërkohë që i tregoj leje, merr me radio patrullat dhe më shoqëron me gjithë banorët në rajon. Më mban deri pasdite. IMT-ja për mua solli këtu 15 inspektorë, derisa më vuri një gjobë 500 mijë lekë të vjetra për ndryshimin e ngjyrës së tjegullave, donin të gjenin një sebep. “Pse ke vënë ti tjegull të re dhe nuk i ke lënë të vjetrat.” Këtë e ankimova në Gjykatën Administrative dhe e fitova. Duhet të më kthejë IMT lekët e gjobët  dhe ekspertes së gjyqit. Po pres kompensimin./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq
-U tha në Opinion

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

28 Janar, 2026 10:50 pm
Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet
-U tha në Opinion

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

28 Janar, 2026 10:45 pm
Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

28 Janar, 2026 10:28 pm
Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
Bota

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

28 Janar, 2026 9:51 pm
Aksident në Tepelenë, humb jetën një person
Kronikë

Aksident në Tepelenë, humb jetën një person

28 Janar, 2026 9:24 pm
Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili
Bota

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili

28 Janar, 2026 7:50 pm
Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë
Bota

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë

28 Janar, 2026 6:51 pm
Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit
Sport

Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit

28 Janar, 2026 6:48 pm
Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim
Kronikë

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim

28 Janar, 2026 5:50 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Iranit: Bëni marrëveshje ose do të përballeni me një sulm shumë më të keq

28 Janar, 2026 4:51 pm
Para
Qeveria miraton vendimin për dërgimin e FSK-së në mision jashtë vendit

Qeveria miraton vendimin për dërgimin e FSK-së në mision jashtë vendit

Kulla: Çmimi i naftës do të shkojë 5 mijë Lekë

Bordi ndryshon çmimet, sa shitet nafta dhe benzina

Arbitrja që do të shkruajë historinë në Botëror

Arbitrja që do të shkruajë historinë në Botëror
















TE FUNDIT

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq
28 Janar, 2026

Vilma Dafilaj, kirurge plastike ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me kujdesin që duhet treguar për ushqimet që konsumojmë,...

Lexo më shumë

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet
28 Janar, 2026

Piktori Helidon Haliti ka rrëfyer në emisionin “Opinion” përvojën e tij personale me mbipeshën dhe se si ka arritur të...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg
28 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për t'i shfuqizuar masën e "arerstit në burg". Beqaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit...

Lexo më shumë

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
28 Janar, 2026

Kroacia nuk do t’i bashkohet “Bordit të Paqes”, ka njoftuar kryeministri kroat Andrej Plenković. Duke folur për mediat, Plenković tha se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com