Një i ri i pamaskuar, me një pistoletë të dyshuar lodër, ka tentuar të grabisë një farmaci në zonën e Xhamllikut.
Sikurse bëhet me dije punonjësi i farmacisë ka refuzuar t’i japë paratë, ndërsa i riu gjatë momentit që është larguar ka qëlluar me pistoletën që mbante në dorë mbi xhamin e farmacisë.
Farmacisti ka njoftuar policinë, e cila ka konstatuar se në xham është qëlluar me saçme metalike./Opinion.al