Bota

Me mijëra protestues në rrugët e Parisit, policia me gaz lotsjellës e shkop gome



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:31 - 12/02/22 |
Opi Nion

Me mijëra francezë kanë pushtuar rrugët e Parisit ditën e sotme, ku kanë protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Pavarësisht numrit të madh të policëve në kryeqytetin francez, protestuesit arritën të mblidhen në qendër duke bllokuar trafikun rreth monumentit Arc de Triomphe.

Për të menaxhuar protestuesit kishin dalë në terren rreth 7000 efektivë të policisë dhe këto të fundit hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, si dhe nuk kanë hezituar të përdornin shkopinj gome.

Francezët janë kundër detyrimit për leje vaksinimi që iu kërkohet qytetarëve për të hyrë në shumë ambiente publike.

Forcat e rendit kanë arrestuar 14 persona, ndërsa janë dhënë edhe 337 urdhra arresti. Edhe shoferët valëvitën flamujt francezë dhe u binin borive të makinave në kundërshtim me urdhrin e policisë.

Pas