Kronikë

Me kapuç në kokë e shishe me benzinë në duar,momenti kur 2 persona u vënë flakën makinave



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:45 - 30/12/22 |
Opi Nion

Këto janë pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur i vihet flaka tre automjeteve në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën Transballkanike, ndërsa janë djegur dy furgona dhe një Fiat Punto.

Sikurse duket në videon e abc news ngjarja ka qenë e qëllimshme.

Dy persona me kapuç në kokë dhen me bidonë me benzinë në duar afrohen të qetë te automjetet e parkuara, i spërkasin dhe më pas i vënë flakën.

Menjëherë dy personat shihen duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia bëri me dije më herët se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

Pas