Kronikë

Me automatik në makinë, arrestohet 32-vjeçari në Maliq


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:27 - 24/07/21 |
Opi Nion

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi qarkullonte i armatosur në fshatin Rëmbec të Maliqit.

Në automjetin tip “Benz” të shtetasin K. Sh., banues në fshatin Belorta të Korçës, u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik me 9 fishekë, të cilat i posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë arrestimi në flagrancë i  shtetasit K. Sh., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”./ Opinion.al

Pas