Aktualitet

Me 83 vota, Armela Krasniqi zgjidhet kryetare e re e AMA-s


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:06 - 07/07/21 |
Opi Nion

Kuvendi ka miratuar në seancën plenare të ditës së sotme kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Me 83 vota pro ligjvënësit votuan në krye të AMA-s, kandidaturën e Armela Krasniqit. Në garë ishte gjithashtu edhe Alket Dibra që u votua me vetëm 9 vota.

Më herët këtë të mërkurë BE dhe OSBE bënë apel që të shtyhej ky votim për në shtator, por kjo u refuzua nga mazhoranca.

Kryetarja e zgjedhur, Armela Krasniqi, aktualisht mban postin e drejtoreshës së Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Më herët, Krasniqi ka qënë drejtuese e zyrës së shtypit të Kryeministrit Rama, ndërsa kur PS ishte në opozitë ajo ka ushtruar dhe rolin e zëdhënëses./Opinion.al

Pas