Kronikë

Me 26 kilogram kanabis në shtëpi, bie në pranga 44 vjeçari


               Publikuar në : 08:51 - 14/10/19 |
Al Do

Policia ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së kanabisit në Krujë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës e F.L.O,  finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “NOJA 3”.” njofton policia.

Si rezultat i këtij operacioni policia ka sekuestruar 26 kilogram kanabis dhe ka arrestuar pronarin e saj B. M., 44 vjeç, banues në fshatin Nojë, Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. /Opinion.al

Pas