Pasditen e sotme një 60-vjeçare është mbytur në plazhin e Durrësit pasi ishte futur për t’u larë.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa viktima është identifikuar me inicialet F.Zh., 60 vjeçe, banuese në Durrës.
Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Ndërkohë në Durrës 60- vjeçarja është rasti i tretë në pesë ditët e fundit, pas dy të moshuarve nga Kosova në datat 3 dhe 6 korrik./ Opinion.al