Bota

Mbytet anija në Brazil/ Humbin jetën 11 persona, raportohet për të zhdukur 



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:49 - 09/09/22 |
Opi Nion

Një anije që transportonte dhjetëra njerëz në rajonin verior të Brazilit u mbyt të enjten, ku humbën jetën 11 persona, ndërsa të tjerë raportohen të humbur, thanë zyrtarët.

Mësohet se anija ishte nisur nga ishulli Marajo në shtetin verior të Para dhe po shkonte për në kryeqytetin e shtetit të Belem, tha Marina braziliane në një deklaratë.

Ndërkohë, Sekretari i Sigurisë Publike dhe Mbrojtjes Sociale i shtetit tha se 63 persona ishin shpëtuar dhe 11 trupa ishin gjetur, dhe se po vazhdon kërkimi për gjetjen e njerëzve të tjerë që mendohet se ishin në bord.

Shërbimi zjarrëfikës gjatë një deklarate bëri me dije se skafi nuk kishte autorizim për të transportuar pasagjerë në rrugën ujore ndërqytetare dhe se ishte nisur nga një port i paligjshëm. Ndërkohë, policia civile e Brazilit ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit./Opinion.al

Pas