Lojërat Olimpike “Tokio 2020” u mbyllën këtë të dielë me fitues Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të cilat fituan 39 medalje ari. Pas SHBA, Kina u rendit e dyta me 38 medalja të arta ndërsa vendi i tretë i takoi mikpritësve të olimpiadës, Japonisë me 27 medalje të arta.
Shefi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach mbylli zyrtarisht Olimpiadën 2020 dhe tha se ngjarja sportive 16-ditore i kishte sjellë botës njëfarë shprese gjatë pandemisë koronavirusit.
“Që nga fillimi i pandemisë, për herë të parë e gjithë bota u bashkua. Ne epiqendër u kthye sporti. Duke ndarë momente gëzimi dhe frymëzimi, miliarda njerëz në të gjithë globin u bashkuan përmes emocioneve”, tha Bach në fjalën e tij gjatë ceremonisë përmbyllëse që zgjati rreth dy orë.
Garat u zhvilluan në kushte të rrepta të kufizimeve kundër koronavirusit.
Shqipëria nuk arriti të marrë asnjë medalje ari, ndërsa dy xhudistet e Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova morën dy medalje të arta në këto lojëra./Opinion.al