Aktualitet

Mbyllet numërimi në Këlcyrë, rezultati final


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:15 - 26/04/21 |
Opi Nion

Janë publikuar rezultatet e deritanishme edhe në qarkun e Gjirokastrës, ku Partia Socialiste kryeson me 55.3%, ndërsa PD dhe LSI deri tani kanë marrë 42.8 % të votave.

Në Gjirokastër janë numëruar 103 kuti, ndërsa procesi i numërimit është pezulluar për të rinisur në orën 10.

Ndërkohë ka përfunduar numërimi në bashkinë e Këlcyrës ku rezulton se PS-ja ka marrë shumicën më pas vjen PD dhe LSI. PS ka marrë 1750 vota, PD 1070, LSI 509 vota.

Numërimi ka përfunduar edhe në Bashkinë e Himarës, ku PS kryeson sërish me 3447 vota, PD ka marrë 1854 vota dhe LSI 341 vota./Opinion.al

Pas