Aktualitet

Mbyllen hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, motivi i ekzekutimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:04 - 13/07/21 |
Opi Nion

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka përfunduar hetimet për vrasjen e ish-punonjësit të policisë, Santiago Malko.

SPAK ka marrë të pandehur Leonard dhe Elis Duka, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku dhe Dritan Agaj, të gjithë banues në Tiranë, ndërsa më herët është marrë i pandehur edhe Blendi Teta. Këta akuzohen për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim, raporton news 24.

Sipas SPAK, motivi i vrasjes së Malkos është përplasja mes dy grupeve kriminale për aktivitetin e lojërave të fatit, ku nga njëra anë janë vëllezërit Duka dhe nga ana tjetër Malko.

Janë një sërë provash, kryesisht dëshmia e Blendi Tetës të cilat kanë çuar ne këtë përfudim të SPAK. Po ashtu janë marrë profile ADN, që janë krahasuar me prindërit e të dyshuarve, të cilat  kanë rezultuar të përputhshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht të vitit 2019 në rrugën Xhanfize Kejko në një atentat të stilit mafioz.

Malko njihej për shoqërinë me Ervis Martinajn, ky i fundit i akuzuar për vrasje, armëmbajtje pa leje, falsifikim dokumentash, pastrim parash dhe evazion fiskal./Opinion.al

Pas