Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Mbush tre kova dhe fitoj 6 mijë lekë’, rrëfimi i 8-vjeçarit nga Bulqiza

2018/10/22 at 9:26 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Mbush tre kova dhe fitoj 6 mijë lekë’, rrëfimi i 8-vjeçarit nga Bulqiza

Emisioni Fiks fare solli sonte një reportazh nga qyteti i Bulqizës. Fëmijët 8 -10 vjeçarë punojnë në rrënojat e pirgjeve të braktisura pranë galerive për të mbledhur krom. Varfëria e tejskajshme ka detyruar shumë fëmijë të këtij qyteti të mbledhin dhe shesin krom.

Filmimet e kryera nga gazetarët e Fiks fare tregojnë gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet qyteti i Bulqizës. Fëmijët dhe familjarë e tyre, të cilët detyrohen të bëjnë këtë punë të rëndë për një pagesë minimale. Fitimi për këta fëmijë që punojnë në stogjet e kromit, në të zezë dhe pa asnjë masë sigurie, varion nga 600 deri ne 1000 lekë të reja në ditë.


Fëmijët e Bulqizës janë dënuar të mos kenë fëmijëri. Ata nuk luajnë, por punojnë duke mbledhur “gurin me xixa”, siç e njohin fëmijët. Për të ndihmuar familjet e tyre ekonomikisht.

Fëmijët e këtij qyteti i kalojnë ditët e pushimit në pirgjet e kromit. Nuk kanë kohë të luajnë dhe topin apo librin në dorën e tyre është zëvendësuar me kovën ku mbledhin kromin. Dhe kjo e gjitha për të lehtëuar sadopak familjet e tyre,për të nxjerrë pak të ardhura.

Megjithëse për këtë qytezë mbledhja e kromit nga fëmijët është një panoramë normale. Prindërit së bashku me fëmijët e kanë të vetmen mënyrë për të siguruar mbijetesën.

Në masivet e gurëve që janë krijuar nga puna disa vjeçare në sektorin minerar gjen gra dhe fëmijë që kërkojnë atë pak krom që mund të ketë mbetur. Ata e shesin më pas tek kompanitë apo individët që merren me tregtimin e kromit.

Minerali që mblidhet prej tyre blihet me 5 leke kilogrami nga disa firma apo persona. Më pas e rishesin mineralin me 18 ose 20 lekë kilogramin.

Panorama e gjithë stogjeve ishin punëtorë të ndryshëm që mbanin në kurriz arka e kova me krom. Mundimi i fëmijëve që shpesh nuk e ngrinin dot kovën e kromit në shpinë, dukej qartazi.

Nevoja nuk i lë të dorëzohen dhe më ndihmën e shokëve e kryenin edhe këtë punë. Fëmiëjt treguan për Fiksin se familjet e tyre janë në gjendje shumë të keqe ekonomike dhe se mbledhja në stogje është e vetmja mënyrë për t’u ushqyer.

“Nuk marr ndihmë ekonomike, nuk kam rrogë, nuk kam ku të punoj, kam marrë me vete dhe fëmijët” thotë nëna e tre fëmijëve e cila bashkë me ta gërmon në rrënojat e pirgjeve të braktisura pranë galerive për të mbledhur krom.

Gazetarët e Fiksit gjetën fëmijë duke gërmuar në pirgje për gurë kromi, njëri prej tyre vetëm 8 vjeç thotë se ka shume kohë që e bën këtë punë. “Tani jam në klasë të dytë, e kam bërë edhe kur isha në klasë të parë, tani jam mësuar, mbush tre kova në ditë e fitoj 6 mijë lekë të vjetra,” tregon fëmija i klasës së dytë. “E dalloj prej xixave, është gur me xixa”, i thotë një i mitur gazetares së Fiksit pasi pyetet prej saj për mineralin e “çmuar”.

Vëllai i tij thotë se ai ka punuar edhe më i vogël se 7 vjeç. “Unë e kam nisur punën më i vogël se vëllai. Në shtëpinë tonë punojmë ne të dy dhe babi në lavazh” tregon 13 vjeçari për Fiksin.

Një grua 66 vjeçare tha se e ka pensionin 50 mijë lekë të vjetra dhe se nuk i mjaftonin, ndaj ishte e detyruar të dilte të mblidhte krom. “Më ka mbuluar disa herë dheu dhe mezi kam dalë. Por ç’të bëj nuk më mjafton pensioni, ” tregon e moshuara , përreth së cilës mblidhnin krom nipërit dhe e grumbullonin afër saj./Burimi:TopChannel

Etiketa: femijet e bulqizeskromiprekese


Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

25 Qershor, 2026 2:32 pm
Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE
Aktualitet

Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE

25 Qershor, 2026 2:22 pm
Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian
Aktualitet

Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian

25 Qershor, 2026 11:37 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, nis hetimi

25 Qershor, 2026 11:14 am
Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës
Kryesore

Kuvend, PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

25 Qershor, 2026 11:05 am
Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës
Kryesore

Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës

25 Qershor, 2026 10:17 am
Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në

25 Qershor, 2026 9:51 am
Para
Bes Kallaku zbulon arsyen pse Xhensila ka plot 3 ditë që qan

Bes Kallaku tregon sikletin që ka hequr kur Xhensila ishte shtatzënë

Roza Lati dhe Fero puthen sërish në buzë para të gjithëve

Roza Lati dhe Fero puthen sërish në buzë para të gjithëve

Retorika antigreke “për fondet e fshehta”

Retorika antigreke “për fondet e fshehta”
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}