Bota

Mbreti i Jordanisë: Jemi gati për luftë nëse ndryshon statusi i Jerusalemit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 29/12/22 |
Opi Nion

Mbreti i Jordanisë është shprehur se është i përgatitur për luftë nëse statusi i vendeve të shenjta të Jerusalemit ndryshon. Deklaratat e mbretit Abdullah II vijnë në një kohë kur Izraeli përgatitet për betimin e asaj që ka të ngjarë të jetë qeveria më e djathtë në historinë e vendit.

Në një intervistë për CNN, ai u shpreh se në vendin e tij ka shqetësime se Izraeli po përpiqet që të shtyjë për ndryshime në kujdestarinë e tij të vendeve të shenjta myslimane dhe të krishtera në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

“Nëse njerëzit duan të hyjnë në një konflikt me ne, ne jemi mjaft të përgatitur. Më pëlqen gjithmonë ta besoj këtë, le ta shohim gotën gjysmë plot, por ne kemi disa vija të kuqe… Dhe nëse njerëzit duan t’i kalojnë ato vija të kuqe, atëherë ne do të merremi me situatën.”

Qeveria e ardhshme e liderit izraelit Benjamin Netanyahu pritet të jetë më e djathta në historinë e Izraelit dhe përfshin figura kontroverse që dikur konsideroheshin si në skajet ekstreme të politikës izraelite.

Këto zhvillime kanë shkaktuar shqetësime për mundësinë e një përshkallëzimi të dhunës izraelito-palestineze dhe për të ardhmen e marrëdhënieve të Izraelit me fqinjët e tij arabë dhe aleatët perëndimorë.

Ky vit ka qenë më vdekjeprurësi për palestinezët dhe izraelitët në gati dy dekada, duke krijuar kushtet për një kryengritjeje të re palestineze kundër Izraelit.

“Ne duhet të shqetësohemi për një kryengritje të ardhshme. Dhe nëse kjo ndodh, do të jetë një prishje e plotë e rendit dhe ligjit dhe nga e cila nuk do të përfitojnë as izraelitët dhe as palestinezët. Mendoj se ka shumë shqetësim nga të gjithë ne në rajon, përfshirë ata në Izrael që janë në anën tonë për këtë çështje…”-wshtw shprehur Abdullah II.

Kujtojmë se Izraeli e ka pushtuar Jerusalemin Lindor nga Jordania në luftën e vitit 1967, por nënshkroi një traktat paqeje me të në vitin 1994 , sipas të cilit zyrtarisht njohu rolin e veçantë të Amanit në vendet e shenjta të qytetit.

Por që atëherë dy vendet kanë pasur një marrëdhënie jo të lehtë, ndërsa Jordaninë e akuzon rregullisht Izraelin për shkeljen e marrëveshjes që i jepte kontrollin e vendeve dhe i ndalonte ata që nuk ishin myslimanë që të faleshin atje.

Pas