Politikë

Mbledhja në Presidencë, Basha: Takim i shkëlqyeshëm me Yuri Kim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:22 - 03/02/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas mbledhjes së Sigurisë Kombëtare në Presidencë.

Nën drejtimin e Presidentit Ilir Meta, në këtë mbledhje ishin të pranishëm ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në “Twitter” kryedemokrati Basha shkruan se miqësia e ngushtë me SHBA është thelbësore për sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë.

“Takim i shkëlqyeshëm sot me @USAmbAlbania Yuri Kim gjatë sesionit të NSC. Jam më krenar se kurrë për rolin tim për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Aleanca strategjike dhe miqësia e ngushtë midis Shqipërisë dhe SHBA është thelbësore për sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe unë synoj ta çoj atë në nivele të reja”, shkruan Basha./ Opinion.al

Pas