Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Mbledhja e të dhënave për zgjedhje’, PD publikon përgjigjen e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave

2018/06/09 at 12:21 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
‘Mbledhja e të dhënave për zgjedhje’, PD publikon përgjigjen e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një dalje publike nga selia blu ka denoncuar Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë se po grumbullojnë të dhënat personale të prindërve, punonjësve dhe pacientëve për t’i përdorur për zgjedhjet.


Vokshi theksoi se PD ka dorëzuar në prokurori një padi për ‘Shpërdorim detyre’ për Lindita Nikollën dhe Ogerta Manastirliun. Sipas PD-së Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, konfirmon paligjshmërinë e mbledhjes së informacioneve private për rreth 80 përqind të votuesve nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Reagimi i PD
Partia Demokratike ka denoncuar disa herë javët e fundit shkeljen e Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi në lidhje me urdhrat e Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ministres së Arsimit Lindita Nikolla për grumbullimin e paligjshëm të të dhënave personale të pacientëve, punonjësve të administratës dhe prindërve të fëmijëve ndjekin arsimin publik, me qëllim përdorimin e tyre për manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme.
Partia Demokratike i kërkoi Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, të hetonte e të reagonte ndaj këtij skandali që çdo ditë merr përmasa edhe më të mëdha. Ne kemi dorëzuar edhe padinë penale në Prokurori për veprën penale “shpërdorim i detyrës” dhe “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, duke kërkuar pezullimin nga detyra të Ministreve Manastirliu dhe Nikolla, deri në hetimin e plotë nga ana e prokurorisë.
Kjo është përgjigja e dytë zyrtare nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në shkresën e parë, Komisioneri Urdhëronte pezullimin e menjëhershëm të të dhënave nga Ministria e Arsimit. Në këtë shkresë, Rekomandim, Komisioneri vë në dijeni që pas kërkesës së PD-së, ka kryer edhe një hetim administrativ në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në Rekomandimin nr. 21 të datës 31 Maj, Komisioneri shprehet qartë se urdhri i Ministres Manastirliu që kërkon nga pacientët dhe administrata “numrin personal të identifikimit” është në shkelje flagrante të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Ashtu siç PD kishte ngritur shqetësimin, Hetimi i Komisionerit konfirmon denoncimin e PD, kur shprehet se “mbledhja e të dhënave dhe përditësimi i tyre nga Ministria e Shëndetësisë nuk mbështetet në asnjë bazë ligjore” pra asnjë akti ligjor apo nënligjor duke nxjerrë zbuluar mashtrimet e Ministreve Manastirliu dhe Nikolla.

Komisioneri vlerëson se në shkelje të ligjit është gjithashtu numri i madh i të dhënave të tjera të kërkuara nga ministrja e Shëndetësisë, e cila e nisi procedurën e paligjshme me urdhër të Edi Ramës. Legjislacioni në fuqi e ndalon rreptësishtë përdorimin apo përpunimin e të dhënave pa ditur qëllimin. As pacientët, as punonjësit e administratës, nuk janë informuar mbi qëllimin dhe mënyrën e përpunimit të të dhënave. Ata janë shantazhuar dhe kërcënuar me pushime nga puna, nëse nuk plotësojnë tabelën e dërguar nga zyra e Ramës, tabelë në të cilën ndodhen të dhënat personale që do t’i shërbejnë Edi Ramës për operacionin e paligjshëm të blerjes së votës apo intimidimit të votuesve.
Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit pretendojnë se kanë hequr dorë nga paligjshmëria, por ne kemi informacion që të dhënat personale kanë vazhduar të mblidhen me detyrim si në shumë shkolla të vendit ashtu edhe po vazhdojnë të mblidhen në pjesën më të madhe të Institucioneve apo Qendrave Shëndetësore, duke ndërhyrë edhe tek regjistrat e pacientëve.

Duke zotëruar në rrugë të paligjshme informacion personal për të paktën 80% të votuesve, nëpërmjet prindërve të nxënësve, pacientëve, si dhe administratës spitalore dhe arsimore, Edi Rama e ka më të lehtë planifikimin e metodave antikushtetuese të shtrëngimit të votës me kërcënime për humbjen e vendeve të punës, jo vetëm në shtet, por edhe në kompanitë private. Kur e paditëm këtë skandal në Prokurori, nuk kishim aspak besim se drejtësia do të bëhet.
Prokuroria është shumë e zënë me manipulimin e provave dhe mbylljen e skandalit tjetër të madh, atë të vëllezërve Xhafaj dhe nuk ka bërë asnjë veprim për të hetuar urdhrat e paligjshëm dhe antikushtetues të dy ministreve të tjera, Manistirliiu dhe Nikolla. Prokuroria hesht, sepse një hetim i pavarur do t’i çonte tek zyra e Kryeministrit dhe zbulimin e skandalit të të gjitha skandaleve: atë të skemës për blerjen e votave dhe manipulimin e zgjedhjeve.

Në 25 maj 2018, në vendet e BE ka hyrë në fuqi ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili e ka veprimin e tij edhe përtej vendeve anëtare. ligji vendos rregulla shumë strikte në marrjen apo përpunimin e të dhënave dhe qëllimin e tyre, madje kërkon fshirjen e të dhënave ekzistuese në shkolla apo universitete, apo institucione. Ndaj Edi Rama urdhëroi që të punohej me urgjencë e me kapacitet të plotë për vjedhjen e të dhënave në mënyrë të paligjshme. Partia Demokratike, fton edhe një herë të gjithë prindërit, mjekët, mësuesit, infermierët, punonjësit e administratës të refuzojnë dhënien e të dhënave personale Ministreve të Ramës, pasi qëllimi i vetëm i mbledhjes së tyre është keqpërdorimi. Partia Demokratike është e vendosur ta ndjekë këtë çështje me të gjitha format institucionale si dhe do ta adresojë në institucionet përgjegjëse të BE për të frenuar këtë marrëzi me efekte jo vetëm elektorale por me shumë gjasa edhe kriminale.

Komisioneri

Etiketa: komisioneri per mbrojtjen e te dhenavembledhja e te dhenavePDzgjedhjet


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
Të rinjtë e opozitës protestojnë para zyrës së Xhafës: ‘Kuksianët në burg, Tahiri i lirë dhe Xhafa ministër’

Video/ “Qeveri e drogës”, Rama pritet me protesta në Lushnje

Maskat grabisin dy lokale bastesh në Fushë-Krujë, godasin edhe pronarin

Maskat grabisin dy lokale bastesh në Fushë-Krujë, godasin edhe pronarin

Detaje të reja nga tentativa për sulm kundër KFOR-it

Detaje të reja nga tentativa për sulm kundër KFOR-it
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}