Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/Opozita kërkon sqarim të pozicionit juridik të Veliajt

2025/07/24 at 2:40 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbledhja e Këshillit Bashkiak/Opozita kërkon sqarim të pozicionit juridik të Veliajt

Ka nisur me debate mbledhja e kësaj të enjteje, e Këshillit Bashkiak të Tiranës.


Anëtari i këshillit bashkiak nga opozita, Dorian Teliti, kërkoi sqarimin e pozicionit juridik të kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Sapo mori fjalën, Teliti u ankua për rendin e ditës duke thënë se “nuk duhet të jetë siç duhet të jetë” dhe dha arsyet se përse mendonte kështu.

“Kemi dy muaj që kemi dorëzuar kërkesën për të trajtuar në mbledhje të Këshillit Bashkiak situatën aktuale të pozicionit juridik të kryetarit të bashkisë, i cili sot nuk gjendet në detyrë, dhe për më tepër nisur nga zhvillimet e djeshme, ku kryetari i bashkisë Erion Veliaj, ende kryetar de juro, nuk është më thjesht një person nën hetim por është person i marrë i pandehur, është domosdoshmëri, e legjislacionit të Tiranës, që është Këshilli Bashkiak për të futur në renditje diskutimi, çështjen e situatës aktuale të menaxhimit këtu në bashkinë e Tiranës.

Po dëgjojmë për konkurse, për intervista, thirrje të drejtorëve edhe nga stafe dhe drejtues politik që nuk janë pjesë e Bashkisë së Tiranës.

Bashkia e Tiranës është ekzekutivi, dhe Këshilli Bashkiak, të vetmet autoritete që kanë të drejtën për menaxhimin e punëve, dhe sipas nenit 50 të ligjit për qeverisjen vendore, të gjitha proceset menaxhohen në fund fare dhe monitorohen nga Këshilli Bashkiak, dhe këtu duhet të bëhet diskutimi…”, tha Teliti.

Ndërsa këshilltari i opozitës po fliste, kryetarja e Këshillit Bashkiak dhe drejtuesja e seancës Megi Fino i fiku atij mikrofonin duke i thënë Telitit se ajo çka po thoshte nuk kishte lidhje me kërkesën e tij për të marrë fjalën për procedurë.

“Zoti Teliti jo nuk është për procedurë, ju lutem, dhe koha juaj për këtë pikë ka mbaruar. Nëse s’keni gjë tjetër të vazhdojmë me rendin e ditës.Zoti Teliti përfundoni sepse kjo nuk është diskutim për rendin e ditës!”, tha Fino.

Anëtari i Këshillit Eridian Salianji iu përgjigj Telitit duke thënë se kjo çështje mbi kryebashkiakun ishte diskutuar në mbledhjen e kaluar.

“Në lidhje me diskutimin e pikës së parë për shkarkimin e zotit Veliaj, këtë pikë e kemi diskutuar në mbledhjen e kaluar, këshilli është shprehur për këtë pikë, zoti Teliti…folët nuk ju ndërpreva, ju lutem…sa i përket diskutimit për shkarkim është bërë një debat dhe është marrë një vendimmarrje, sa i përket komisionit financiar, kemi rënë dakord për ngritjen, është bërë debat se cilët do të jenë anëtarët. Zoti Teliti s’bëj debat me ty fare…”, tha Salianji.

Debatet vazhduan për disa minuta në lidhje me rendin e ditës dhe procedurat, ku u përfshinë të tjerë anëtarë të Këshillit Bashkiak nga të gjitha palët, derisa e mori fjalën Anuela Ristani (Kryetare e Komanduar në Detyrë e Bashkisë së Tiranës), e cila nisi të fliste për situatën e zjarreve në vend./tvklan



Ju sugjerojmë

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar
Kronikë

Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar

10 Korrik, 2026 1:18 pm
S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…
Rajoni

S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…

10 Korrik, 2026 1:15 pm
Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
Sport

Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen

10 Korrik, 2026 1:12 pm
Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike
Bota

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

10 Korrik, 2026 1:10 pm
Rama: Nuk do të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet
Politikë

Rama: Nuk do të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet

10 Korrik, 2026 12:41 pm
Para
Zbardhet skema e abuzimit në bashkinë e Fierit/Prokuroria: Si u zhdukën 40 mln lekë

Zbardhet skema e abuzimit në bashkinë e Fierit/Prokuroria: Si u zhdukën 40 mln lekë

VIDEO/Shpërthimi me tritol te Liqeni i Thatë, ja momenti kur ndodhi ngjarja

VIDEO/Shpërthimi me tritol te Liqeni i Thatë, ja momenti kur ndodhi ngjarja

Dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale, sekuestrohet banesa në Durrës

Dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale, sekuestrohet banesa në Durrës
















TE FUNDIT

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
10 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po synon të vendosë kontroll mbi aktivitetin e qytetarëve në...

Lexo më shumë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
10 Korrik, 2026

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Mësohet se personat e arrestuar janë me rrezikshmëri...

Lexo më shumë

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
10 Korrik, 2026

Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë bërë prindër të një djali të pagëzuar me emrin Aleksandër. Sipas informacioneve vogëlushi ka ardhur në...

Lexo më shumë

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
10 Korrik, 2026

12 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i madh pyjor në Los Gallardos, në provincën juglindore të Almerías, sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}