Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Asgjë s’ka ndryshuar, Basha: Nuk pranojmë, duam qeveri teknike

2017/05/02 at 10:35 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Asgjë s’ka ndryshuar, Basha: Nuk pranojmë, duam qeveri teknike

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur pas mbledhjes së grupit të PD-së, që zgjati tre orë dhe që në të u përfshi edhe një videokonferencë me Joseph Daul, president i grupit të PPE-ve dhe Johanes Hahn.


Basha tha se në negociatat e thirrura nga Nishani shkonte me kërkesën e pandryshueshme të qeverise teknike pa Edi Ramën kryeministër. Basha thote se për këtë ka marrë edhe mbështetjen e grupit PD.

Basha: Sot nuk kam pasur asnjë mundësi kontakti që të kontaktoj Presidentin e Republikës. Mashtrimi tjetër që i kishin bërë BE-së ishte se skadon afati. Afati ka skaduar më 28. Këta janë të gjithë me lista të paligjshme. 18 qershori është i vdekur nga ana ligjore, dhe nga ana politike po se po.

Pas një diskutimi të detajshëm nga gjithë anëtarët e grupit ky është vendimi i grupit parlamentar dhe me këtë vendim, jam i gatshëm që nesër në çdo lloj formati dhe ore të përcaktuar, të ulem me kryeministrin Edi Rama.

Basha: BE me dy standarde për Maqedoninë dhe Shqipërinë

Basha: U hoqën paralele me Maqedoninë ku theksova qartësisht se kjo duhet të shërbejë për të mos pasur dy standardeve. Në një vend ku prodhohen përgjime dhe në një vend ku ne tregojmë ujkun dhe jo gjurmët, drogën në sheshe. Në rastin e parë shkohet drejt qeverisë teknike, në rastin e dytë ngurrohet të shkojmë në qeveri teknike.

E pa pranueshme është të cilësohet opozita si probleme. Për sa i përket problemit të drogës, jo vetëm që garantova të jemi aleat të Evropës, por jemi të mirëpritur për këtë hap gjigant që duhet të hedhim.

Ndërkohë, që qëndrimet tona kanë qenë këto, nuk kemi pasur asnjë propozim nga qeveria dhe kryeministri që janë përgjegjës për zgjedhje. Çfarë do të bësh me kriminelët në administratë? Çfarë do të bësh për drogën dhe bosët e drogës? Çfarë do të bësh për shtetin që është kthyer në garnizon elektoral. Edi Ramës i kërkohet dorëheqja.

Heqim dorë nga pjesa morale- PD është e gatshme që të heqë dorë nga pjesa morale e kësaj beteje, në momentin që ata bashkohen me ne. Largimi i tij për t’i hapur rrugë qeverisë teknike, mjafton si garanci. Edi Rama refuzon të japë dorëheqjen. Mban peng vendin. Kompromenton interesat e Evropës, me një Shqipëri të dobët ku kufijtë kontrollohen nga krimi i organizuar.

Nëse tradhtojmë kauzën, shqiptarët zhgënjehen– PD është në këtë betejë për qytetarët shqiptarë dhe nëse ne tradhtojmë këtë kauzë, shumica e të cilëve kanë të drejtën ta trajtojnë si fatalitet, siç ka ndodhur me largime masive.

Disa tradhtuan kauzën për një karrige –Shoh një grup të madh të zemëruarish që për karrigen tonë, shitëm kauzën e tyre. Këtë zemërim do ta kenë të pa kontrolluar dhe PD do jetë e cunguar për të qenë përkrah tyre.

Në një dalje për mediat kryedemokrati Basha tha : Më lejoni ta nis me një keqardhje për numrin rekord të fake neës në portale dhe media të ndryshme. Një pjesë e tyre janë dezinformime, një pjesë kanë prapavijë nga Edi Rama. Jam këtu për të zbardhur pa asnjë rezervë mbledhjen e grupit parlamentar, video-konferencën me Daul dhe Hahn.

Pjesë të tjera nga deklarata: Grupi parlamentar u mblodh sot për një komunikim të drejtpërdrejtë me Daul dhe Hahn.

Gjatë kësaj konference u përcoll shqetësimi i madh për krizën politike në Shqipëri. U përcoll angazhimi afatgjatë i Bashkimit Evropian në luftën kundër drogës, çka mund të them se është një lajm i mirëpritur.

E konsideroj një hap cilësor dhe i tillë është pa asnjë dyshim veçanërisht me sfondin e zbehtë të rezolutës së Parlamentit Evropian për drogën.

U rikthye në vëmendje e marta e javës së kaluar për të shmangur çdo keqinformim, të cilat nuk kanë munguar në raport me PPE dhe publikun shqiptar.

Na paraqitën tre propozime; shtyrja e zgjedhjeve me 16 korrik, zëvendësimi i 4 ministrave me drejtues teknik dhe një paketë mikse, si zgjedhja me konsensus të Presidentit, Avokatit të Popullit, etj. Ne pamë në këtë pikë të tretë disa propozime tonat të majit të vitit të kaluar.

Oferta jonë ishte: Prania e 4 ministrave teknik ishte krejtësisht e pamjaftueshme. Edi Rama është gatshëm të blejë deputetë të opozitës dhe madje edhe të LSI-së. Kundër propozimi ishte që me qeveri teknike të propozohej nga Edi Rama ose Partia Socialiste. Për çështjen e datës, informohet nga një sërë procesesh.

Çështja e kryetarit të KQZ-së për ne ishte e parëndësishme. Me këto çështje u ndamë. Pas kësaj nuk patëm asnjë informim tjetër. Pala tjetër qartësisht refuzoi. Patëm një komunikim nga BE.

Ndava me Presidentin Daul dhe komisionerin Hahn, pra ajo që u paraqit si platformë zgjidhje, kryeministri Rama e dinte shumë më herët e se sa opozita.

 

 



Ju sugjerojmë

Qarkullonte me automjet i armatosur në qytetin e Kukësit, pranga 30-vjeçarit
Kronikë

Qarkullonte me automjet i armatosur në qytetin e Kukësit, pranga 30-vjeçarit

5 Nëntor, 2025 9:26 am
Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
Bota

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

5 Nëntor, 2025 8:28 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 5 nëntor 2025

5 Nëntor, 2025 8:25 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Te Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 nëntor 2025

5 Nëntor, 2025 8:23 am
Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
-U tha në Opinion

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

5 Nëntor, 2025 12:45 am
Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
-U tha në Opinion

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

4 Nëntor, 2025 10:28 pm
Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
Bota

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

4 Nëntor, 2025 10:01 pm
Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
Bota

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

4 Nëntor, 2025 8:49 pm
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Para
PPE zbardh bisedën në grupin e PD: Bojkoti i zgjedhjeve jo në përputhje me standardet e BE

PPE zbardh bisedën në grupin e PD: Bojkoti i zgjedhjeve jo në përputhje me standardet e BE

Dikur bënin duet se bashku, sot bën fëmijë në të njëjtën ditë

Dikur bënin duet se bashku, sot bën fëmijë në të njëjtën ditë

Cristiano Ronaldo merr notën 10, i jep fitoren e madhe Realit

Cristiano Ronaldo merr notën 10, i jep fitoren e madhe Realit
















TE FUNDIT

Qarkullonte me automjet i armatosur në qytetin e Kukësit, pranga 30-vjeçarit

Qarkullonte me automjet i armatosur në qytetin e Kukësit, pranga 30-vjeçarit
5 Nëntor, 2025

Është arrestuar një 30-vjeçar në Kukës, pasi qarkullonte me automjet i armatosur. Uniformave blu bëjnë me dije se në pranga...

Lexo më shumë

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
5 Nëntor, 2025

Zohran Mamdani ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në New York City dhe do të bëhet kryetari i parë mysliman...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 5 nëntor 2025

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
5 Nëntor, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 5 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
5 Nëntor, 2025

Dashi Mundohu të mos i kushtosh shumë rëndësi fjalëve të të tjerëve sot. Mund të kesh kaluar orë të tëra...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com