Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 800 të punësuar në Ujësjellësin e Tiranës. Ja si u fry administrata para privatizimit

2016/08/30 at 3:02 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas protestave për mbifaturimin e ujit, shkarkohet Drejtori i UKT-së. Ja kush e zëvendëson

Ndërmarrja e Ujësjellesit të Tiranës e cila është ofruar për shitje nga Bashkia aktualisht ka të punësuar 864 punonjës.  Ky staf, i azhurnuar me strukturën e re që hyri në fuqi në janar të këtij viti, duket se ka deformuar rëndë misionin themelor të kompanisë, duke fryrë numrin e punonjësve për administratën qendrore dhe duke shkurtuar punonjësit e terrenit, që nga faturistët, hidraulikët, pompistët etj.

Këto zhvillime në kompaninë më të madhe të ujësjellësit në vend i ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi të bërë së fundmi në ndërmarrje, shkruan Monitor.

“Struktura organizative e shoqërisë veçanërisht ajo e aparatit të administratës është e mbingarkuar me burime njerëzore dhe në shumë sektorë vendet e punës janë të dubluar, ndërsa ndryshimet në njësitë zonale konsistojnë në uljen e numrit të faturuesve, uljen e numrit të hidraulikëve, shoferëve, teknikëve të ndryshëm si pompist, klorinues, saldator, mekanik, teknik bilanci, inxhinier matje, etj” thuhet në raportin final të KLSH pas kontrollit në UKT.

KLSH vëren se, ndryshimet e strukturës organizative, duke ulur numrin e stafit teknik dhe specialistëve të fushave të ndryshme, pa një analizë të mirëfilltë tekniko/financiare bien ndesh me objektin e veprimtarisë së vetë shoqërisë duke mos garantuar cilësinë e shërbimit ndaj konsumatorit në terma të përgjithshëm.

Struktura organizative e UKT sha ka pësuar disa herë ndryshime duke krijuar probleme në menaxhimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit normal të shoqërisë, shprehet KLSH.

Me vendimin nr. 25 datë 09.12.2015 të Asamblesë së Përgjithshme të Aksionereve, “Për Ristrukturimin dhe Miratimin e Strukturës Organizative dhe Numrit të Përgjithshëm të Punonjësve të Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Tiranë sha.” është vendosur struktura organizative dhe miratimi i numrit të përgjithshëm të punonjësve të UKT sha, prej 864 punonjësish.

Ky ristrukturim është kërkuar dhe i është propozuar Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve, nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë me shkresën nr. 23675/2 datë 26.11.2015, pa një analizë teknikofinanciare për çdo sektor apo njësi të UKT sha mbi bazën e së cilës ato të pasqyronin nevojat e tyre apo të evidentonin problemet funksionale. Si pasojë e kësaj nuk ka pasur një evidentim të saktë dhe objektiv në lidhje me sektorët apo vendet e punës të cilat duhet të suprimoheshin apo t’ju shkurtohej fuqia punëtore, referon Kontrolli i lartë i Shtetit.

Në relacionin drejtuar Asamblesë përmendet se këto ndryshime strukturore janë rekomanduar në raportin vlerësues për situatën tekniko-ekonomike të UKT sh.a që ka realizuar shoqëria, një shoqëri kjo e cila në bazë të të dhënave të sektorit të koordinimit të projekteve të huaja pranë UKT sha, nuk ka kryer auditim të mirëfilltë për shoqërinë por vetëm takime interaktive midis ekspertëve të saj dhe stafit të UKT sh.a si pasojë e të cilave ka dalë me një preventiv, thuhet më tej në raport.

Ju sugjerojmë

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/MM: 5 vatra aktive nga 21 të identifikuara. Ja bashkitë e prekura

12 Korrik, 2025 11:12 am
Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht
Rajoni

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht

12 Korrik, 2025 11:07 am
Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…
Aktualitet

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…

12 Korrik, 2025 10:43 am
(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
Aktualitet

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

12 Korrik, 2025 10:09 am
Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
Aktualitet

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

12 Korrik, 2025 9:52 am
“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
Aktualitet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

12 Korrik, 2025 9:37 am
EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
Sport

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

12 Korrik, 2025 9:21 am
A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
Bota

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

12 Korrik, 2025 9:16 am
OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
Bota

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

12 Korrik, 2025 9:13 am
Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
Aktualitet

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

12 Korrik, 2025 8:45 am
Para
Largojeni celulitin me këtë produkt që e keni në shtëpi…

Largojeni celulitin me këtë produkt që e keni në shtëpi...

Flet shqiptari i transferuar te Real Madrid: Ja këshillat që më dha Cristiano Ronaldo

Flet shqiptari i transferuar te Real Madrid: Ja këshillat që më dha Cristiano Ronaldo

Bllokohen pakot në doganë, qindra qytetarë nuk marrin porositë e blerjeve online

Blerje online? Tjetër eksperiment me qytetarët

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Situata e zjarreve/MM: 5 vatra aktive nga 21 të identifikuara. Ja bashkitë e prekura

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
12 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në disa bashki të vendit, prej të cilave 5 mbeten...

Lexo më shumë

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht
12 Korrik, 2025

Derisa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, “ka parandaluar së...

Lexo më shumë

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…
12 Korrik, 2025

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka njoftuar një vendim të rëndësishëm për pezullimin e përkohshëm të aktiviteteve...

Lexo më shumë

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
12 Korrik, 2025

Jorida Tabaku, deputetja e PD ka reaguar me anë të një videoje në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com