Vijon të rritet numri i qytetarëve të infektuar me koronavirus në Itali. Sipas njoftimit të autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 117 raste të reja nga 88 247 testime të realizuara.
Po ashtu, referuar të dhënave të fundit, në Itali kanë humbur jetën 22 persona si pasojë e COVID-19. Në spital janë shtruar 182 pacientë, duke e çuar në 1 512 numrin e të shtruarve me koronavirus në spital.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,320,530 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 127,971 qytetarë. / Opinion.al