Bota

Mbi 30 mijë viktima nga COVID-19 në Iran


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:45 - 17/10/20 |
Opi Nion

Irani ka njoftuar sot se numri i viktimave nga COVID-19 i ka tejkaluar 30,000.  Zëdhënësi të Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 253 viktima, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave të arrijë në 30,123.

Ai shtoi se 4,721 pacientë me koronavirus, janë në gjendje kritike. Që prej shënimit të rasteve të para me koronavirus në muajin shkurt, deri më tani, Irani ka regjistruar mbi 526,000 raste me COVID-19.

Në javët e fundit, në këtë shtet ka pasur rritje të numrit të viktimave, gjë që ka detyruar zyrtarët të rikthejnë masat kufizuese, por duke evituar mbylljen e përgjithshme, e cila do të ndikonte në ekonominë, tashmë të goditur keq nga sanksionet amerikane.

Më herët, autoritetet njoftuan se kanë vendosur ndalimin e qarkullimit në pesë qytete të mëdha, përfshirë edhe në kryeqytet Teheran, me qëllim për të parandaluar përhapjen e  koronavirusit./Opinion.al

Pas