Rajoni

Mbi 18 mijë të infektuar me COVID në Itali, regjistrohen 361 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:49 - 10/01/21 |
Semiljana Azizi

Italia ka raportuar për 18, 627 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë së shtetit fqinj, bëri me dije se 361 persona humbën jetën, duke e çuar kështu, numrin e përgjithshëm të viktimave në 78,755 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa numri i rasteve të reja por edhe vdekjeve vijon të jetë i lartë, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe te respektojnë protokollin e sigurisë për të parandaluar përhapjen e Covid.

Kujtojmë që në shtetin fqinj janë raportuar gjithashtu edhe për raste të identifikuara të variantit të ri COVID-19./Opinion.al

Pas