Kronikë

Mbi 100 doza kokainë dhe para, arrestohet një person në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:50 - 03/07/21 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka arrestuar një tjetër person në kuadër të operacionit të koduar “Blloku”.

Mësohet se në pranga ka rënë M.D., të cilit i janë sekuestruar mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur dhe 6.000.000 të reja, të cilat dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike kokainë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas