Rajoni

COVID-19/ Kosova merr 182 mijë doza AstraZeneca nga Norvegjia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:04 - 03/07/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar ditën  sotme se ka pranuar 182.900 doza të vaksinës AstraZeneca. Këto vaksina vijnë si donacion nga Norvegjia.

“Kontingjenti i vaksinave nga Norvegjia kanë mbërritur në Kosovë përmes transportit të organizuar nga institucionet e Bashkimit Evropian. Kjo mbështetje nga Qeveria norvegjeze, populli norvegjez dhe institucionet e BE-së kanë një rëndësi të madhe për ne, për të cilën shprehim mirënjohjen tonë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Bëhetn me dije se ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia ka falënderuar Novergjinë për këtë donacion dhe ka thënë se procesi i imunizimit është forma më e mirë për ta mposhtur COVID-19.

Ndërkaq, fjalën e ka marrë dhe ambasadori norvegjez në Prishtinë, Jens Erik Grøndahl I cili është shprehur se është detyrim njerëzor “të jemi pranë njëri-tjetrit për të luftuar COVID-19 dhe të sigurohemi që të kemi bashkëpunim sa më të qëndrueshëm”./Opinion.al

Pas