Kryesore

“Mbështetja pa kushte merr fund”/Duma-Bashës: Ta lëmë Berishën në shenjtnin e tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:32 - 18/12/21 |
Opi Nion

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma gjatë fjalës së saj në Kuvendin e sotëm të PD tha se mbështetja pa kushte për kryetarin Basha merrte fund.

Më tej ajo renditi edhe disa nga kushtet e saj për të vazhduar për ta mbështetur Bashën si kryetar i PD, ndërsa tha hapur se nuk do e mbështeste kurrë më Berishën.

Kryetar! Dua te ta them sot ne sy te ketyre burrave e grave, se mbeshtetja ime pa kushte per ty, ka marre fund bashke me respektin tim pa kushte per autoritetin moral te Sali Berishes ne Partine Demokratike.

 Kushti im per te te mbeshtetur ty me tutje eshte qe ti te hapesh syte dhe veshet, ndaj gjithe atyre demokrateve qe jane pasoja e gjalle e verberise dhe shurdherise  te derisotme.

 Kushti im per te te mbeshtetur ty me tutje eshte qe të lemë pas verbërinë 8-vjecare te vetëm gjemave e  masakrave dhe te SHIKOJMË NGA VETJA NE RADHE TE PARE, sepse duhet të jeni JU  qe  na coni ne fitoren mbi Edi Ramen.

 Kushti im per te te mbeshtetur ty me tutje eshte qe duhet harruar tanimë se mund ta mundim Edi Ramen me të njëjttin model, duke e kthyer partine ne bunker sic e ka bere ai PS per veten e tij.

 Une sot jam me Lulzim Bashen po nga sot Lulzim Basha duhet te jete me te gjithe demokratet, pa perjashtim, pervec Sali Berishes.

Te cilit ia them ketu sot dhe mund t’ia them neser ne sy kudoqofte, se per mua e ka humbur jo vetem autoritetin moral mbi te djathten shqiptare po edhe të drejtën për të qënë gjasme kritiku i saj. Sepse duke vene interesin e tij krejt personal mbi interesin me strategjik te Shqiperise dhe te PD-se po e po, eshte kthyer ne nje manipulator ndjenjash njerezore te atyre qe vetem jeten nuk dhane per te 30 vjet. Boll! Per pleshtin e interesit te tij personal nuk mund te digjet jorgani i vlerave esenciale te kesaj familjeje politike.

Prandaj le te mos merremi me Berishen me tej.

Le ta leme ne shenjtnin e tij sic thote Migjeni a ne shejtanine e tij sic mund te thoshte Fishta. Dhe le te merremi me pikerisht arsyet qe ai perdor per manipulimin e tij,  qe t’i marrim demokratet e stadiumit mbrapsht nga rruga e  humneres personale te Sali Berishes dhe te marrim perpara Edi Ramen megjithe regjimin e tij te korruptuar”-tha ndër të tjera Grida Duma./Opinion.al

Pas