Aktualitet

Mbështetësit e Berishës tentojnë të futen në selinë e PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:28 - 14/03/22 |
Opi Nion

Mbështetës të ish-kryeministrit, Sali Berisha mëngjesin e sotëm kanë shkuar para selisë së Partisë Demokratike.

Demokratët nga njësia numër 8 në Tiranë, kanë mohuar deklaratat e djeshme të kreut të kësaj dege i cili mbështeti, Lulzim Bashën, duke thënë se kërkojnë zgjedhje në parti.

Po ashtu mësohet se mbështetësit e Sali Berishës kanë tentuar të futen në selinë e PD.

“Jemi anëtarët e degës 8 të PD Tiranë. Kemi dëgjuar ish-kryetarin që i thoshte Bashës të mos jepte dorëheqjen se kishte mbështetjen e degës. Detyra e tij sot është të japë dorëheqjen, të hapë rrugën për garën e zgjedhjeve në PD sipas standardit një anëtar një votë. Blofet dhe fasadat që po luhen sot në selinë e PD-së vetëm e dëmtojnë. Këta janë anëtarët e degës 8”-thanë ata.

Një ditë më parë kreu i degës 8 Pëllumb Seferi në mbledhjen e Kolegjit të kryetarëve deklaroi mbështetjen ndaj Lulzim Bashës.

 

Pas