Bota

Raundi i katërt i bisedimeve Rusi-Ukrainë, çfarë do përfshijnë diskutimet e sotme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:32 - 14/03/22 |
Opi Nion

Raundi i bisedimeve të paqes midis Moskës dhe Kievit është duke u zhvilluar, këtë herë virtualisht përmes video-konferencës.

Këtë mëngjes, negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak dha një pasqyrë se çfarë do të përfshijnë diskutimet e ditës.

Ai tha se ata do të fokusohen kryesisht në arritjen e një armëpushimi, tërheqjen e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën – siç pritej.

Podolyak u shpreh se qëndrimi i Ukrainës për një armëpushim mbetet i pandryshuar. Megjithatë, ai tha se beson se Rusia “ka ende një mashtrim se 19 ditë dhune kundër qyteteve paqësore është strategjia e duhur”./Opinion.al

Pas