Aktualitet

Mbërrijnë 150 qytetarë afganë në vend,në total janë akomoduar 607emigrantë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:48 - 30/08/21 |
Opi Nion

Ka mbërritur në Shqipëri një tjetër avion me shtetas afganë.

Mësohet se 150 qytetarë afganë mbërritën në aeroportin e Rinasit rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm. Avioni ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga Abu Dabi.

103 persona janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteljere në Durrës.

Në total deri janë 607 qytetarë afganë të ardhur në Shqipëri 4 ditët e fundit.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në vendin tonë do të strehohen rreth 4 mijë shtetas afganë, të cilët janë larguar nga vendi i tyre për t’i shpëtuar regjimit të egër të talebanëve./Opinion.al

Pas