Aktualitet

E reja me Porsche përplas një makinë, përfundon në spital drejtuesi i saj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:18 - 30/08/21 |
Opi Nion

Një 20-vjeçare me iniciale A.M. është arrestuar nga policia pasi duke drejtuar një automjet tip “Porsche” ka përplasur një makinë. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i makinës, shtetasi me inicialet A.M. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetases: A. M., 20 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Porsche” ka përplasur mjetin me drejtues shtetasin A. M. Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al

Pas