Të hënën kryesia e Partisë Demokratike pritet të mblidhet sërish. Por këtë radhë objekt i diskutimit mësohet të jenë piketat e programit të ri paraelektoral, në një kohë kur analiza e zgjedhjeve lokale e javës së shkuar kaloi në heshtje pa nxjerrë përgjegjës konkretë.
Edhe pse kjo mbledhje rezultoi në tone të ashpra, kryesisht nga deputetja Jozefina Topaplli, por edhe anëtarë të tjerë të kryesisë, duket se në mbledhjen e ardhshme cështja e analizës nuk do të rimerret.