Një 59-vjeçar i quajtur Stefan Thanasko, i është gjetur armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak në banesë.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një shtetas mbante armë, në banesën e tij, në fshatin Nartë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike 5”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. Th., 59 vjeç”-bën të ditur policia.
Nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara nga policia, 59-vjeçari e kishte fshehur nën dyshek pistoletën.