Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“PS për Tahirin i nxori sytë prokurorëve”- Gjekmarkaj: Berisha s’është mbi ligjin, por as nën të 

2023/12/21 at 12:14 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“PS për Tahirin i nxori sytë prokurorëve”- Gjekmarkaj: Berisha s’është mbi ligjin, por as nën të 

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të lejuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e liderit të opozitës Sali Berisha. 


Në një reagim, Gjekmarkaj thekson se janë përdorur standarde të dyfishta, ndërkohë që ka kujtuar dhe periudhën kur për Saimir Tahirin socialistët kërkon prova nga prokurorët. 

Ai thekson se u prit që në mbledhjen e Këshillit të Mandateve të paraqiteshin prova ndaj tij, por kjo nuk ndodhi. Mes të tjerash ai tha se Berisha nuk është mbi ligjin, por as nën të. 

“Ajo që ndodh me Sali Berishën nuk më lë indiferent. E percjell me keqardhje njerëzore, por edhe per atë që ai përfaqëson në historinë bashkëkohore të vendit tonë. Nuk kam ënderruar për asnje çast , si ndokush që gjithçka pameritueshem ka marrë nga ai dhe uron rrënimin e tij pertej çdo qendrimi politik që kam mbajtur e kam në koherencë me veten. Një gjë ra në sy gjatë kësaj ngjarjeje, e them këtë pa pretenduar monopolin e drejtësisë. Kushtetuta e vendit u shkel në nenin e saj nr. 73 dhe u krijua një precedent që la shije gjuetie mbi Sali Berishën, i cili përfaqëson pjesen më të madhe të opozitës. 

Ai nuk është mbi ligjin, por as nën të nuk duhet të futet me aksion politik. Pritëm që në mbledhjen e këshillit të mandateve të paraqiteshin prova ndaj tij, por ato nuk i pamë. Dikur kjo mazhorancë kërkonte prova dhe u nxirrte sytë prokurorëve për Saimir Tahirin. Dy standardet janë një standard triumf i politikës mbi drejtësinë, helm ky, që mund të fundosë ëndrrat për një drejtësi të re.
Goditja ndaj tij nuk është e barabartë me asnjë goditje ish-ministri, nëse dikush kërkon të ndërtojë paralelizma.
Një vend pa opozitë apo me atë të nëpërkëmbur , të shtypur nga thundra gardistësh, është vend pa garanci dhe, si i tillë, pa demokraci, është regres. Një vend ku të votuar nga populli opozitar përdoren nga pushteti, është një vend në krizë të thellë etike, aq shumë të tillë sa propozohen bash nga këta, ligje që opozita të dënohet me burg nëse bën denoncime. 

Nëse opozita nuk ia del e vetme, shoqëria duhet ta ndihmojë atë ose një ditë do të jetë ajo e vetmuar. Të zgërdhihesh sot me dobësitë e opozites është justifikim ndaj mungesës së forcës për ta parë realitetin në sy. Se çfarë ishte Shqipëria pa opozitë, e kemi të gjithë kujtimin, shenjat, gjurmët në sjellje, mendësi , në trupin e atdheut kudo. 

Sekush është në të drejtën e vetë ta gjykojë opozitën, ta braktisë, t’i bashkohet po kaq njerëzore të kesh frikë dhe, në vend të përballjes, të zgjedhësh konfortimim, por secili, së paku para pasqyrës së ndërgjegjjes, t’ia pranojë vetes që tkurrja, ikja, frika nuk janë virtyte, nuk janë vlera. Ajo do të konsiderohet trashëgimia e nënshtrimit, e cila krijon cikle të gjata, ku të drejtat hiqen një nga një dhe mbetesh i vetem perballë policit pa avokat. Një thënie e filozofit spanjoll Migel de Unamuno vlen per të gjithë, ndonëse pro Frankos dhe lëvizjes së tij kundër Republikës, u drejtohet falangistëve me fjalët: “Ju mund të fitoni se keni forcë të shëmtuar brenda vetes me bollëk, por nuk do të bindni. Për të bindur, ju duhet diçka që ju mungon, arsyeja dhe e drejta në përpjekje”. Tre muaj pasi tha këtë në Universitetin e Salamankës, vdiq nën presionin e turmës. Pas vitit 1978 , pas 42 vjetësh, kjo frazë gjendet kudo në Spanjë, nëpër kartolina dhe suvenire. Krenohen që ai e tha , pendohen që reflektuan me vonesë’’, shprehet Gjekmarkaj. 



Ju sugjerojmë

Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
Kronikë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

12 Qershor, 2026 11:25 pm
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

12 Qershor, 2026 7:54 pm
Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
Kryesore

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

12 Qershor, 2026 7:11 pm
Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

12 Qershor, 2026 7:06 pm
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS
Kryesore

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS

12 Qershor, 2026 6:39 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë

12 Qershor, 2026 5:26 pm
Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

12 Qershor, 2026 4:02 pm
Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë
Kronikë

Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë

12 Qershor, 2026 3:34 pm
Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
Bota

Shtëpia e Bardhë përgatitje për 80 vjetorin e Trump, 60 mln dollarë për arenën UFC

12 Qershor, 2026 3:31 pm
Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje
Bota

Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje

12 Qershor, 2026 3:00 pm
Para
Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi

Sherr masiv mes shqiptarëve dhe një grupi romësh në Athinë, plagoset një polic grek 

Me kallash gati për të vrarë, tre të arrestuar në dy operacione në Rrëshen

Me kallash gati për të vrarë, tre të arrestuar në dy operacione në Rrëshen

Gjermania për zgjedhjet në Serbi: Parregullsi të papranueshme për një vend kandidat të BE-së 

Fitoi Vuçiç/Opozita serbe i kërkon BE-së të mos njohë rezultatet e zgjedhjeve 
















TE FUNDIT

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
12 Qershor, 2026

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer hetime në kuadër të procedimit...

Lexo më shumë

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
12 Qershor, 2026

Tensione në protestë, protestuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Kur përpara kryeministrisë mbaheshin fjalimet e zakonshme, në periferi të...

Lexo më shumë

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
12 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh protestuesve që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, duke u thënë atyre se...

Lexo më shumë

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
12 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 13-të e protestës qytetare në kryeqytet. Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ me pankarta në duar,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}