Aktualitet

Mbahet mesha e Krishtilindjeve, Imzot Frendo tregon historinë personale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:54 - 24/12/20 |
Doriana Çepunaj

Besimtarët e krishterë kremtojnë sot Krishtlindjen. Mesha e Krishtlindjeve është mbajtur pasditen e sotme në orën 18:00 në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, për shkak të masave kufizuese.

Sipas traditës ky ritual zhvillohet në orën 00:00 por ora policore ka detyruar përfaqësuesit fetarë ta ndryshojnë atë për të respektuar orarin e lëvizjes së lirë.

Mesha është mbajtur nga Imzot George Frendo i cili uroi besimtarët për kremtimin e Krishtlindjes. Ai tha se pavarësisht ditëve të vështira që po kalojnë kësaj feste nuk i “shuhet” shkëlqimi.

Në fjalën e tij në meshën në vigjilje të Krishtlindjeve, Imzot George Frendo ka treguar edhe një histori personale, kur ishte i shtruar në spitalin COVID.

 “Kur u sëmura para disa javësh dhe shkova në spital, isha në një dhomë bashkë me një burrë 75 vjeç, dhe ai me COVID-19 ishte. Jemi bërë shumë miq! Ishte një njeri i thjeshtë dhe shumë besimtar, më fliste shumë për familjen e tij, për gruan e tij. Më tregoi fotografinë e saj, ishte shumë e bukur, por e paralizuar. Ai kujdesej për të, duke e larë, duke e pastruar dhe duke gatuar për të. Kjo është shembull i asaj dashurie që nuk vjetrohet, që nuk mbaron kurrë. Më fliste për fëmijët, që i kishte rritur dhe edukuar me shumë dashuri dhe sakrificë, e ata sot të martuar bëjnë të njëjtën gjë. Krishtlindja është festa e familjes. Rroftë Krishti, rroftë Jezuzi dhe me këtë gëzim ju uroj gëzuar Krishtlindjen”, tha Frendo./Opinion.al

Pas