Aktualitet

KQZ miraton propozimin e opozitës, ndalon PPP 4 muaj para zgjedhjeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:18 - 24/12/20 |
Doriana Çepunaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar propozimin e opozitës për të ndaluar qeverinë që japë kontrata koncensionare dhe PPP, 4 muaj përpara zgjedhjeve. Propozimi u dha fillimisht në KQZ nga anëtari i Komisionit Rregullator Muharrem Cakaj, përfaqësues i LSI, ndërsa kjo kërkesë e tij mori dhe dakordësinë e nga përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji.

“Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike te koncesionit/PPP, për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të nisur, apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”, thuhej në propozimin e Cakajt.

Disa ditë më parë ky komision ka miratuar edhe vendimin që i ndalon kryeministrit Edi Rama, ministrave dhe kryebashkiakëve inagurimet dhe shpërndarjen e legalizimeve pas 25 dhjetorit./Opinion.al

 

Pas