-Jetë dhe Stil

Massimo Dutti rikthehet në TEG me një koncept të ri dhe me më shumë ngjyra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:26 - 14/04/22 |
Opi Nion

Massimo Dutti, brandi ndërkombëtar që ndodhet ekskluzivisht në TEG, prezantoi këtë të premte dizajnin e ri të një dyqani totalisht të rikonceptuar për t’ju ofruar klientëve një përvojë të re blerjeje në vendin tonë.

Niveli i përsosmërisë shfaqet jo vetëm në veshjet që Massimo Dutti ofron, por dhe në përvojën e klientit brenda hapësirës së ridizenjuar. Një koncept dyqani shumë më i rafinuar, me ngjyra më natyrale nga materiale të shkëlqyera, që krijojnë një imazh më të pastër për klientët. Drita përdoret në një mënyrë shumë më kreative nëpërmjet ndriçimit në korniza, duke shpërfaqur efekte natyrale dhe delikate.

Dyqani i ri është gjithashtu në përputhje me qasjen më të avancuar për eko-efikasitetin. Masat e eko-efikasitetit të zbatuara përfshijnë një sistem që optimizon ndriçimin për furniturat dhe përdorimin ekskluziv të llambave LED.

Massimo Dutti vazhdon me përkushtimin e tij për të ofruar nje përvojë të re blerjeje duke shtuar shërbimin e ri Style Advisor by Appointment, ku klientët mund të lënë një takim me një këshillues stili për një shërbim më të personalizuar në momentin qe do të vizitojnë dyqanin. Klientet do të gjejnë brenda dyqanit një dhomë të dedikuar për ta, ku ekipi i Massimo Dutti mund t’i ndihmojë të zgjedhin veshjet dhe aksesorët më të mirë për ta.

Dyqani i Massimo Dutti në TEG është shndërruar padyshim në vendin ku klasi dhe cilësia harmonizohen për t’i ofruar klientëve një eksperiencë të veçantë blerjeje.

 

 

 

Pas